Komunikimi dhe të shoqëruarit

Komunikimi dhe të shoqëruarit

Rëndësia e të komunikuarit mes vete

Të dy bashkëshortët duhet të mbajnë nivel të mirë të komunikimit mes vete. Ata duhet ta ndajnë gëzimin, brengat dhe dhembjet. Kjo e ruan lidhjen e tyre të dashurisë dhe mëshirës, e përmbush domethënien e “strehës” që duhet të krijohet mes tyre. Ishte praktikë e rregullt e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem që gjatë natës t’i vizitonte të gjitha gratë e tij e të bisedonte me to para se të shkonte te tjetra, radha e së cilës ishte atë natë. Hadithi i gjatë i Ummu Zer (që do të vijojë në një kapitull tjetër të këtij libri) është shembull i mirë i bisedave të dobishme që kishte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me gratë e tij.

Rregullat e braktisjes

Ka disa raste kur është e lejuar të braktiset një musliman, si formë ndëshkimi. Do ta diskutojmë lejueshmërinë e braktisjes në Islam të shtratit të gruas arrogante, e gjithashtu do të shohim rastet kur Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i braktisi disa, ose të gjitha gratë e tij. Megjithatë, braktisja e muslimanit nuk duhet të bëhet përveç pasi të jenë provuar metodat më të lehta dhe pasi të jetë kuptuar se ky veprim po përdoret si trajtim i përkohshëm. Braktisja afatgjate sjell neveri dhe fortësi për zemrën,[1] andaj dhe është e ndaluar. Ebu Hurejra, Ibën Umeri, Ebu Ejubi dhe disa sahabë tjerë, radijAllahu anhuma, kanë treguar se i Dërguari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka  thënë:
“Nuk i lejohet muslimanit ta braktisë vëllanë e tij më shumë se tre ditë.” [2

Në shumë hadithe, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e theksoi seriozitetin e braktisjes së muslimanit, si: Hisham bin Amër radijAllahu anhu ka treguar se e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAll-llahu alejhi ue selem duke thënë:
“Nuk i lejohet një muslimani ta braktisë një musliman tjetër më shumë se tre net. Me të vërtetë, të dy humbasin nga rruga e drejtë përderisa e vazhdojnë braktisjen. Sa i përket inicimit të pajtimit nga njëri, do fshinte mëkatin e tij pa dyshim. Dhe me të vërtetë, nëse vdesin në atë gjendje (të mospajtimit), kurrë nuk do të hyjnë në Xhennet. Nëse njëri nga ta i jep selam tjetrit, ndërsa ky refuzon të pranojë selamin dhe paqen e tij, një engjëll do t’ia kthejë të parit dhe një shejtan do t’ia kthejë tjetrit (për shkak të heshtjes së tij).” [3]

 

[1] Siç është thënia: “Larg syrit, larg mendjes.”

[2] Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.

[3] Ahmedi, Buhariu në “El-Edeb el-Mufrad” dhe të tjerë. “Irvaul Galil” nr. 2029.
Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit