Kur lexohet surja Mulk?

  • Kur lexohet surja Mulk?

Surja Mulk lexohet prej kur perëndon dielli (hyn akshami) deri në hyrjen e kohës së sabahut (çdo natë). Kështu, kurdo që e lexon (brenda kësaj kohe) e zbaton sunetin profetik. E nuk është çështja, sikur është keqkuptuar, që ajo duhet të lexohet para se të biem për të fjetur. Pejgamberi salAllahu ka thënë që të lexohet gjatë natës. Mirëpo, është mirë të lexohet para se të bie në gjumë për arsye se nëse njeriu fle, është rrezik të mos i dal më gjumi dhe kështu mbetet pa lexuar suren Mulk, ose ndodhë të flejë dhe harron ta lexojë. Gjithashtu dhe surja sexhde dhe dy ajetet e fundit të sures Bekare, kurdo që lexohen gjatë natë kjo është në rregull. Mirëpo, këto dy ajete është mirë të lexohen sa më herët d.m.th. pasi që hyn akshami. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se kush i lexon gjatë natës i mjaftojnë. I mjaftojnë d.m.th. për t’u mbrojtur nga të këqijat. Andaj është mirë që besimtari t’i lexojë këto dy ajete sa më parë (pasi hyn akshami) duke arritur me këtë mjaftueshmërinë e përmendur në hadith apo mbrojtjen prej të këqijave.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit