Largimi i dembelisë në dije apo adhurime (këshillë)

 

• Largimi i dembelisë në dije apo adhurime:

-Duke e ditur rëndësinë dhe vlerën e dijes apo të adhurimit, duke ia kujtuar vetës këtë. Andaj, është mirë që para çdo adhurimi t’ia kujtosh vetes shpërblimin e përmendur për atë adhurim nga Allahu. Kjo ndihmon që atë adhurim ta kryesh më lehtë dhe që të jesh më i përqendruar.

– Kujtimi i vdekjes. Kjo bën ta humbasësh shpresën për një jetë të gjatë. Kur e di se shumë shpejt një ditë mund të vdesësh atëherë do të përgatitesh që të dalësh nga kjo botë me vepra të mira. Andaj dhe i shton veprat e mira dhe largohesh prej të këqijave, si dhe i kthehesh Allahut më shumë. Shpresa se do të jetosh gjatë është prej gjërave që ngurtësojnë zemrën. E kur ajo ngurtësohet, do të kalosh në shkujdesje ndaj adhurimeve dhe dijes. Shejkh Uthejmin thotë: “Kur njeriu hyn në namaz dhe nefsi i tij i flet që ta shkurtojë namazin, duhet t’ia kujtojë vetes se prej kësaj jete do t’i mbesin vetëm veprat e mira (ky namaz) që kryen.” Kur largohesh nga kjo botë, asgjë nuk do të të bëjë dobi, përveç veprave të mira.

-Të lexosh historitë e selefit, se si kanë kërkuar dije. Kjo ngjallë ambiciet.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit