Lëvizjet në namaz

  • Lëvizjet në namaz

Sa i përket lëvizjeve në namaz, ato janë dy llojesh:

  1. Lëvizje të mëdha (të shumta), si: lëvizja me dy duar. Këto nëse bëhen nga nevoja, atëherë nuk mangësohet namazi. Andaj nëse dikush ka nevojë të rregullojë rrobën gjatë faljes lejohet (edhe nëse është fjala për të lëvizur në këtë rast dy duart), nëse kjo është në dobi të namazit, p.sh.: nëse nuk e rregullon rrobat atëherë nuk do të ndihet rahat dhe mendjen do ta ketë aty duke u shpërqendruar nga namazi, atëherë në këtë rast rregullohet rroba dhe përqendrohet në namaz ngase qëllimi kryesor gjatë faljes është përqendrimi. Nëse lëvizjet e mëdha bëhen pa nevojë atëherë namazi prishet.
  2. Lëvizje të vogla (të lehta). Këto nuk e prishin namazin nëse bëhen, mirëpo nëse shtohen (pa nevojë) e mangësojnë namazin, p.sh.: kruarja e mjekrës etj. Nëse kjo është e nevojshme as nuk e prish namazin e as nuk e mangëson, ngase është lëvizje e vogël.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit