Marrja e rrobave të një të vdekuri që të digjen e të tymosen fëmijët me to ngaqë…?

Marrja e rrobave të një të vdekuri që të digjen e të tymosen fëmijët ngaqë janë dembelë në mësime, a është shirk?

Kjo pa dyshim se është shirk, ose shirk i madh ose i vogël. Për ta kuptuar më mirë këtë, sa i përket marrjes së shkaqeve të lejuara, ato janë dy lloje: 1. Ato për të cilat ka folur Kurani e suneti, 2. Ato të cilat i ka vërtetuar përvoja e shkencëtarëve a specialistëve të një fushe. Nëse një gjë nuk është prej këtyre dy llojeve, atëherë veprimi me të si shkak është shirk i vogël. Në Kuran e sunet nuk gjendet argument që të veprohet siç ka ardhur në pyetje. Dembelia ka të bëjë me shkencën, hyn më shumë te psikologjia, e psikologët mohojnë se tymosja e njerëzve dembelë me rrobat e djegura të të vdekurit ndikon për t’i bërë aktiv. Kur dikush vepron kështu duke besuar se kjo gjë është shkak që Allahu ta bëjë një person më aktiv, atëherë ka bërë shirk të vogël. Por, nëse beson se vetë i vdekuri apo rrobat e tij ndikojnë që ta gjallërojnë dhe t’ia largojnë dikujt dembelinë, atëherë kjo është shirk i madh ngase këtu ka barazim të të vdekurit me Allahun, ka besim se i vdekuri mund të krijojë dhe ndikojë krahas Allahut.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit