Ndalimi i së keqës duke pasur kompetencën për këtë

• Njeriu mund t’i djegë fotografitë e tij, mirëpo jo të të tjerëve pa lejen e tyre, kjo nuk bën. Nëse do ta bënte këtë, do t’i dëmtonte raportet mes tij dhe atyre. Ky është rasti kur njeriu e ndalon një të keqe që nuk është përgjegjësi e tij dhe nuk është nën kompetencën e tij.

Zakonisht këto gjëra ndodhin në fillim, pra kur njerëzit hyn në Islam kanë një entuziazëm dhe mundohen që të këqijat në shoqëri t’i ndërrojnë me forcë, edhe pse nuk janë nën përgjegjësinë e tyre. Kjo nuk bën dhe është prej mosdijes. Zakonisht kjo gjë vjen prej atyre që hyjnë në Islam dhe që nuk kanë dije. Ata janë entuziastë në fillim dhe mendojnë se përgjegjësinë e umetit e kanë mbi qafët e tyre dhe duhet ta ndërrojnë të gjithë botën islame, se ata janë boshti rreth të cilit sillen muslimanët. Pas një kohe e kuptojnë se nuk është kështu.
 
Dijetarët përmendin se nivelet e ndalimit të së keqes janë disa (gjithmonë nëse personi ka kompetencën dhe përgjegjësinë):
 
 
-Nëse e ndalon një të keqe dhe ajo e keqe kur e ndalon e sjell një të mirë, atëherë është obligim të ndalohet ajo, p.sh.: kryetari i shtetit i ndalon muslimanët të mos e veprojnë një ndalesë.
 
-Nëse e ndalon një të keqe dhe kjo nuk sjell pasoja, atëherë është obligim të ndalohet, p.sh.: prindi, që është i zoti i shtëpisë, i ndalon anëtarët e saj prej të këqijave.
 
-Nëse e keqja e sjell një të keqe më të madhe, atëherë është e ndaluar të ndalohet ajo, sepse asgjë s’ke bërë, por me këtë ke sjell një keqe shumë më të madhe.
 
-Nëse e keqja që e ndalon e sjell një të keqe të të njëjtit nivel (as më të madhe e as më të vogël), këtu dijetarët kanë mospajtime, mirëpo më e sakta është që as në këtë rast të mos ndalohet ajo, sepse s’ke bërë asgjë, e ke ndaluar një të keqe dhe ke sjell një të keqe të njëjtë.
 
-Nëse ndalimi i së keqes sjell një të keqe më të vogël, atëherë duhet të ndalohet.
 
Argumentet e përgjithshme të fesë na japin këto parime që përmendëm.
 
Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.
Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit