Në rast se vizita e shpeshtë dhe e shumtë e motrave te vëllai dhe kunata është rëndesë

  • Në rast se vizita e shpeshtë dhe e shumtë e motrave te vëllai dhe kunata është rëndesë

-Kjo çështje kthehet te tradita e vendit. Ashtu siç janë traditat e vendit duhet të veprohet. Por, nëse tradita e kundërshton një çështje të fesë, atëherë ajo duhet të rregullohet në bazë të asaj që mëson feja. Siç e dimë, feja na mëson që të mos e rëndojmë tjetrin. Nëse kjo vizitë bëhet shkak për rëndesë të jetës së tjetrit, apo bërjes barrë, apo bëhet pengesë për adhurime etj., atëherë në këtë rast duhet pasur parasysh që të pakësohen vizitat.

-Tek ne është e vërtetë se ndodhë që gruaja e shtëpisë të rëndohet shumë, duke i qëndruar gjatë motrat e burrit dhe herë njëra herë tjetra, dhe ajo nuk ka kohë për veten, për fëmijët, për edukimin e tyre, për kërkim të dijes etj. Andaj në këto raste është mirë që së bashku të arrihet një zgjidhje, si: vizitat të bëhen më rrallë apo më shkurt etj.

-Motrat (siç quhen bijat) duhet të kenë parasysh që të mos i dëmtojnë të tjerët. Por, duhet gjetur një mesatare, sepse edhe motra e martuar ka nevojë për të vizituar vëllain, mirëpo jo ta teprojë, sepse çdo teprim është i nënçmuar në Islam.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit