Nëse je prej atyre që qëndron i distancuar nga njerëzit qoftë dhe nga ndonjë familjar

  • Nëse je prej atyre që qëndron i distancuar nga njerëzit qoftë dhe nga ndonjë familjar

-Kush ka këtë karakter, duhet të mundohet të ndryshojë. Dhe derisa ta bëjë këtë ndryshim duhet t’ua bëjë me dije të tjerëve se e ka këtë natyre që nuk flet shumë e nuk mban kontakte të shumta me njerëz, se me të gjithë është i tillë, që të mos ia marrin për të keq etj.

-Ndonëse nuk e ka natyrë të kontaktojë me njerëz, të përpiqet për hir të Allahut, që të mos mendojnë se nuk i do, apo se do të shkëpusë lidhjet farefisnore me ta etj.

-Të shtojë bisedat me ta, së paku për t’i pyetur se si janë, si po kalojnë, dhe të mos e zgjasë shumë ngase nganjëherë kur të zgjatet biseda njeriu bie në mëkate (përgojim, bartje fjalësh).

-Kur përpiqet që ta përmirësojë veten për hir të Allahut, Ai e ndihmon atë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit