Nëse në saf ka fëmijë apo persona të çmendur të cilët shpesh e prishin safin, çfarë duhet të bëjmë si xhemat? A ta mbushim zbrazëtirën sipas mundësisë apo të falemi ashtu me zbrazëtirë?

?Përgjigjja: Ka qenë traditë e myslimanëve që në safat e parë janë falur burrat, në të fundit janë falur fëmija, e pas këtyre janë falur gratë. Edhe te gratë është e njëjta renditje. Së pari radhiten gratë, pastaj vajzat e vogla.

?Sot vendet janë të ndara siç janë në kate të dyta, apo në vendet arabe që është një pjesë e ndarë me muri në katin e parë ku falen gratë, atëherë renditja përsëri është njëjtë: në safin e parë radhiten burrat, e pastaj fëmija.

?Nëse ndokush nuk e di këtë dispozitë dhe e merr fëmijën në saf, pastaj fëmija largohet nga safi, atëherë duhet plotësuar safin ai që është afër, apo ai që është prapa bën një hap para dhe e mbush atë boshllëk.

?Njëjtë është edhe kur bëhet fjalë për ndonjë person të çmendur, apo ndodh kur dikush e prish abdesin gjatë namazit, ku në këtë rast del nga safi, atëherë ata që janë anash në atë saf afrohen ndërmjet vete duke e plotësuar hapësirën, e nëse nuk e bëjnë këtë atëherë tjetri që është në safin prapa, e bën një hap para dhe e plotëson hapësirën Për këtë veprim ke shpërblim të madh.

?Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se atë i cili e bën një hap për të mbushur safin, qoftë para namazit apo gjatë namazit, Allahu e ngrit një shkallë në xhenet. Ka shpërblim të madh plotësimi i safit para, duke mos e lënë të zbrazët. Nuk bën që safi të lihet i zbrazur. Nëse njerëzit e dinë këtë dispozitë dhe falen me hapësira në saf, janë mëkatarë. Është obligim që safi të mbushet.

?Nëse është veç një saf, atëherë ai që është anash afrohet, pastaj afrohen edhe të tjerët për të plotësuar hapësirën.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit