Nëse njeriu i plotëson 12 rekate në ditë, edhe nëse nganjëherë nuk janë sunete të rregullta, por nafile, a hyn në hadithin se i ndërtohet një shtëpi në xhenet?

Përgjigjje: Hadithi ka ardhur për sunetet e rregullta, e jo që të zëvendësohet falja e tyre me namaz nafile (vullnetar). Duhet të jesh i rregullt në faljen e suneteve të rregullta, e që janë:

➖ 2 rekate para farzit të sabahut,
➖ 4 para farzit të drekës,
➖ 2 pas farzit të drekës,
➖ 2 pas farzit të akshamit dhe
➖ 2 pas farzit të jacisë.

⚫️ Besimtari nuk duhet t’i braktisë ato kurrë gjatë jetës së tij nëse do që t’i ndërtohet një shtëpi në xhenet. Shejkh Abbadi thotë se qëllimi i hadithit është që personi të jetë gjatë gjithë jetës së tij i rregullt në faljen e tyre.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit