Nga tefsiri i xhuzit ammë – Thënie

Tefsir i xhuzit ammë – thënie

 

  • Njëri shkoi tek imam Ahmedi rahimehullah të cilin e gjeti duke rënkuar për shkak të sëmundjes dhe i tha: “Tawusi (një prej tabiinëve të njohur) thotë se rënkimi i të sëmurit shënohet.” Imam Ahmedi e ndërpreu menjëherë rënkimin. Por, çfarë mund të thuhet për të gjitha ato fjalë që thuhen ditë e natë, numri i të cilave është aq i madh?! Çdo gjë shënohet.

 

  • Kufiri i njeriut është te Fjalët e Zotit: “Xhindët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër veçse që të më adhurojnë.” DHARIJAT 56. Kushdo që kalon cakun, duke mos adhuruar Allahun, ai konsiderohet shkelës i kufirit. Ti nuk je krijuar thjesht për të ngrënë dhe për të bërë qejf. Ti je krijuar për ta adhuruar Allahun, prandaj adhuroje. Nëse nuk e adhuron, ke shkelur kufirin, sepse mungesa e adhurimit ndaj Zotit konsiderohet shkelje e kufirit.

 

  • Sa e sa njerëz nisen për një udhëtim dhe kthehen në arkivol! Sa e sa njerëz dalin nga shtëpitë duke porositur familjen që t’i përgatisin drekën apo darkën, por që nuk arrijnë ta hanë! Këto ndodhin çdo ditë, papritur. Andaj, duhet të kërkosh falje nga Zoti (të bësh istigfar: të thuash estagfirullah), sa më shumë, sepse istigfari është zgjidhje për çdo shqetësim dhe rrugëdalje nga çdo ngushticë.

 

  • Besimi dhe veprat e mira

Nëse hedh një vështrim krahasues drejt mbretërve dhe bijve të tyre, ministrave dhe bijve të tyre, udhëheqësve dhe bijve të tyre, të pasurve dhe bijve të tyre, dhe në anën tjetër atij që beson dhe bën vepra të mira do të pikasësh se ky i fundit, në thelb, bën një jetë më të mirë, më të rehatshme dhe është më zemërhapur. Zoti thotë: 🍃”Çdokush që kryen vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i dhurojmë një jetë të mirë…”🍃 Nahl 97.

 

  • “Një njeri që ndjek rrugën e drejtë të Zotit, që zbaton ato që ka urdhëruar Zoti, që largohet nga ajo që e ka ndaluar dhe që beson çdo gjë për të cilën jemi njoftuar, s’ka pikë dyshimi se zemra e tij do të ndriçohet, do ta shohë të vërtetën si të vërtetë dhe të kotën si të kotë, do t’i madhërojë ajetet e Allahut dhe do të besojë se Fjala e Tij është mbi çdo fjalë tjetër.”

 

  • Çdo njeri që beson me sinqeritet i bindet urdhrit dhe i largohet ndalesës ngaqë besimi i vërtetë nxitë për diçka të tillë. Vetëm dobësia e besimit mund ta shtyejë dikë të shkelë ndalesat e të tregohet shpërfillës ndaj urdhëresave. Nëse vëren dikë duke mospërfillur detyrimet ose disa prej tyre, apo duke kryer mëkate, ta dish se besimi i tij është i dobët. Sikur besimi i tij të ishte i fortë nuk do t’i shpërfillte detyrimet dhe nuk do të kryente mëkate.

 

  • Besim dhe veprim

Zoti, bashkë me besimin ka kushtëzuar veprën e mirë. Bazuar në këtë, e dimë se nuk duhet të përqendrohemi vetëm te akidja (besimi) pa përmendur veprat, sepse vetëm besimi nuk është i mjaftueshëm, duhen edhe veprat. Zoti vazhdimisht e kombinon besimin me veprën e mirë, në mënyrë që njeriu të mos mbetet pa vepra. Vetëm besimi nuk bën dobi. Nëse dikush beson Zotin pa vepra, në këtë rast shtrohet pyetja se ku është besimi në Zot?

 

  • Ndodh që Zoti u jep pushtet armiqve të Tij kundër miqve të Tij besimtarë. Mos u habit kur Zoti u jep pushtet jobesimtarëve kundër besimtarëve, që i vrasin, i djegin dhe ua shkelin nderet e tyre. Mos u çudit, ngase Zoti vepron me Urtësinë e Tij. Ata që e pësojnë ndër besimtarë, shpërblmin e kanë tek Allahu. Ndërsa këtyre armiqve jobesimtarë, Zoti u jep afat dhe hap pas hapi i merr me ndëshkimin e Tij nga ato anë që ata nuk i presin. Për besimtarët e mbetur, ajo që pësuan vëllezërit e tyre bëhet mësim. Shtypja që përjetojnë vëllezërit tanë në disa vende konsiderohet si ngritje të gradave për ata që e pësojnë, falje mëkatesh dhe mësim për pjesën tjetër. Gjithashtu, përmes kësaj shtypjeje që bëjnë, Zoti i tërheqë jobesimtarët drejt ndëshkimit.

 

  • Sa herë që zemra largohet nga Allahu, po aq herë i largohen edhe njerëzit (asaj).
    Nga ana tjetër, sa herë që njeriu i afrohet Allahut, po aq i afrohen edhe njerëzit atij (njeriut).

 

  • Si është e mundur të pranosh se vetëm Allahu është Krijuesi, Sunduesi dhe Drejtuesi i të gjitha çështjeve, e nga ana tjetër të adhurosh dikë tjetër bashkë me Të?! Allahu është Krijuesi, Sunduesi dhe Drejtuesi i të gjitha çështjeve. Secili që e pranon këtë nuk duhet të adhurojë asgjë e askënd përveç Allahut. Allahu thotë: “O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj, që ju krijoi ju dhe ata që ishin përpara jush…” Bekare 21. Domethënë mos adhuroni dikë tjetër veç Tij.

 

  • Thënia subhane Rabbijel ale në sexhde

“Kur njeriu bie në sexhde dhe thotë subhane Rabbijel ale (i Lartësuar qoftë Zoti im, më i Larti”, ndjen se Allahu është më i Larti me atributet dhe me Qenien e Tij, sepse i është lëshuar tokës duke e vënë fytyrën mbi të, gjë që shënon aktin më të ndershëm e më të lartë. Balli prek tokën, që është një vend ku shkelin këmbët, dhe ja pse është e natyrshme të thotë subhane Rabbijel ale. D.m.th.: unë duke u përulur më poshtë se çdo gjë tjetër e lartësoj Zotin tim, i Cili është sipër çdo gjëje. Kësisoj ti e madhëron Zotin tënd, më të Lartin, pikërisht përmes atributeve më të larta dhe Qenies së Tij që superon çdo qenie. Kur e thua atë ndjen se Ai është sipër çdo gjëje dhe më i përsosur se çdo gjë në atribute.”

 

  • Zoti thotë: “…ata (idhujt) që ju i lusni (adhuroni) në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë qoftë dhe një mizë…” Haxhxh 73. “Të gjithë ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk mund të krijojnë qoftë dhe një mizë edhe sikur të mblidhen të gjithë për këtë. Edhe nëse bashkohen të gjithë zotat që adhurohen në vend të Allahut, të gjithë mbretërit e udhëheqësit dhe të gjithë inxhinierët për të krijuar një mizë, nuk do t’ia dalin. Në këtë kohë teknologjia ka avancuar, por megjithëkëtë sikur të gjitha krijesat të bëhen bashkë për të krijuar një mizë të vetme nuk mund ta bëjnë, pavarësisht se siç thonë kanë krijuar njeriun robot, prapëseprapë mbeten të sfiduar me një mizë. Njeriu robotik nuk është gjë tjetër veçse një aparaturë lëvizëse: nuk ndjen as uri as etje, nuk provon as të nxehtë e as të ftohtin, dhe nuk lëvizë përveçse përmes një komande të caktuar. Mizën nuk mund ta krijojë askush tjetër përveç Zotit që është Krijuesi i Vetëm.”

 

  • Besimtari e ka zemrën e pastër pikërisht duke dëshiruar për vëllezërit e tij atë që dëshiron për veten. Ai nuk u uron atyre asnjë të keqe, përkundrazi ai do që të gjithë njerëzit të shpëtojnë nga e keqja dhe të arrijnë çdo të mirë. Besimtari i mirë nuk përgojon, nuk shpif dhe nuk fyen askënd, nuk i bën padrejtësi askujt, as përmes rrahjes, as përmes mohimit të pasurisë dhe as përmes diçkaje tjetër të kësaj natyre.

 

  • Allahu thotë: “Askush nuk e di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër) si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” Sexhde 17. Emrat janë të njëjtë, por realitetet janë të ndryshëm. Ibn Abbasi radijAllahu anhu ka thënë: “Të gjitha ato që kemi në ahiret prej botës së këtushme ngjajnë mes veti vetëm në emër.” Ne nuk kemi dije rreth realitetit të këtyre mirësive të xhenetit, ndonëse në këtë botë shohim çfarë përputhet vetëm në emër, por ndryshimi është i qartë.🍂

 

  • ku nuk dëgjohen biseda të kota!” – në këtë xhenet nuk dëgjon fjalë të kota dhe as njerëz që merren me fjalë të kota. Aty çdo gjë është serioze, çdo gjë është paqe, çdo gjë është tesbih (lavdërim i Allahut), tahmid (falënderim ndaj Allahut), tehlil (la ilahe ilAllah) dhe tekbir (Allahu ekber). Do të frymëzohen për lavdërimin ndaj Zotit ashtu siç marrin frymë. Pra nuk e kanë të vështirë dhe as nuk ndikohen. Ata do ta kujtojnë vazhdimisht Allahun, duke u kënaqur e gëzuar. Ata vizitojnë njëri-tjetrin në ato kënaqësi që nuk mund të përshkruhen.

 

  • Shejhul ibn Tejmije është burgosur dhe torturuar në emër të Zotit. Kur e futën në burg dhe ia mbyllën derën, ai tha: “Kështu, ndërmjet tyre do të vendoset një mur me një portë, brenda saj do të jetë mëshirë dhe jashtë do të jetë ndëshkim.” Hadid 13. Këto fjalë i pat thënë në kujtim të mirësive të Allahut, jo për t’u mburrur. Pastaj shtoi: “Çfarë mendojnë se bëjnë armiqtë e mi me mua? Unë xhenetin e kam në zemër: besimin, dijen dhe sigurinë. Nëse më burgosin, ma mundësojnë (me këtë) të vetmohem (me Zotin tim), nëse më dëbojnë nga qyteti më mundësojnë të shoh vende të tjera, e nëse më vrasin vdes si dëshmor.” Ky është besim i palëkundshëm. Kjo është qetësia shpirtërore. Nëse burgoset dikush tjetër, mendon për të ardhmen, për fëmijët, për familjen, për të tjerët.

 

  • Ajeti kuranor: “Vallë, a mendon ai se askush nuk mund ta mposhtë” – Beled 5, domethënë, njeriu duke parë veten dhe fuqinë që ka mendon se nuk mund ta mposhtë askush. Kur njeri esjze në lulen e rinisë, në kulmin e forcës e krenarisë, mendom se nuk mund t’i dalë përpara asnjë, se mund të bëjë çfarë të dojë. Këtë kuptim kanë Fjalët e Allahut: “Sa për fisin Ad, ata u treguan kryelartë/arrogantë në tokë me pa të drejtë, duke thënë: Kush është më i fuqishëm sesa ne?” Në vijim Allahu thotë: Anuk e shohin ata se Allahu që i ka krijuar është më i fuqishëm?” PRa një jobesumtar, duke qenë shëndetplotë e në elanin rinor, mendon se nuk mund ta mposhtë askush, madje as Zoti. Ndërsa, besimtari duke e ditur se është në dotën eZotit dhe se Zoti ka fuqi të bëjë çfarë të dojë, ai i druhet Atij.

 

  • Ajeti kuranor: “A nuk i bëmë dy sy (njeriut)…” Surja Beled 10. Çdo gjë që shikojnë këta dy sy, e përcjellin në zemër. Në qoftë se shikon diçka të ndaluar, bën mëkat, nëse shikon diçka që të afron tek Allahu, fiton shpërblim. Nëse shikon diçka të lejuar, nuk qortohesh e as nuk lavdërohesh, për aq sa ky shikim nuk të shpie drejt një gjëje të ndaluar, e cila do të të bënte mëkatar.

 

  • Ajeti kuranor: “ose të ushqesh në një ditë urie“. Beled 14. D.m.th.: në ditë skamjeje të madhe; sepse njerëzit mund t’i godasë skamja ose për faktin se marrin pak nga frutat dhe të mbjellat, ose për shkak të ndonjë sëmundjeje, prej së cilës nuk mund të ngopen. Ndodh që njeriu të hajë e të mos ngopet. Kështu, si pasojë e këtyre sëmundjeve ka njerëz që vdesin urie ose shpërngulen nga vendi i tyre.

 

  • (Tri llojet e durimit)

“I Dërguari salAllahu alejhi ue selem bëri durim në bindjen dhe nënshtrimin ndaj Allahut, luftoi në rrugën e Tij dhe bëri thirrje në rrugën e Tij, edhe pse ofendohej e sulmohej (goditej), madje politeistët bënë përpjekje edhe për ta vrarë. Megjithëkëtë ai tregohej durimtar dhe shpresonte te shpërblimi i Allahut. Gjithashtu bëri durim për t’u larguar nga mëkatet: nuk ishte i pabesë, nuk gënjente e as nuk mashtronte. Përveç kësaj, ai tregonte devotshmëri dhe e kishte frikë Allahun aq sa mundej. Po ashtu ai bëri durim edhe ndaj Caktimeve të Allahut.”

 

  • Zoti ka krijuar në xhenet krijesa të tjera, të ndryshme nga ato që njojim ne. Në këtë botë Zoti ka krijuar për ne fruta, palma hurmash e shegë. Edhe në xhenet ka krijuar fruta, palma hurmash dhe shegë, por këto të fundit nuk janë si ato që njohim ne. Allahu thotë: “Askush nuk e di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ata (në jetën tjetër).” Sexhde 17. Sikur ato që ndodhen në xhenet të ishin të njëjta me këto të kësaj bote, do t’i kishim njohur. Kështu, ato ngjajnë vetëm në emër, por jo në realitetin e tyre.

 

  • Meka- është pjesa më e shenjtë në tokë dhe më e dashur tek Allahu. Për këtë arsye, prej këtij qyteti doli dhe Pejgamberi i fundit, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, i cili është zotëria i të gjithë njerëzve. Megjithatë ne nuk betohemi në Mekën, sepse fundja është një krijesë (i krijuar). Nuk na lejohet të betohemi në krijesa. E ndërsa Allahu mund të betohet për çfarë të dojë

 

  • Ajet kuranor: “Hyr mes robërve të Mi (të mirë)!” Fexhr 29 – Robërit e mirë janë ata që janë të begatuar nga Allahu, kategoria më e mirë e njerëzve. Njerëzit ndahen në tri kategori që janë përmendur në Kuran:
  1. “Udhëzona në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi…”, janë ata të cilët janë begatuar nga Zoti: janë Profetët, të sinqertit, dëshmorët dhe të devotshmit.
  2. ” ..e jo në të atyre ndaj të cilëve je i zemëruar…”, janë ata të cilët me të cilët Allahu është i hidhëruar: çifutët dhe ata që u ngjajnë atyre, si dhe çdokush që e njeh të vërtetën dhe e kundërshton.
  3. “…dhe as në të atyre që janë të humbur.” Fatiha 6-7. Janë të humburit, të krishterët, të cilët nuk arritën të njohin të vërtetën.

Ky ajet “Hyr mes robërve të Mi (të mirë)” është për kategorinë e parë: ata që janë të begatuar nga Zoti.

 

  • Besimtari, kur Allahu e nderon duke i dhuruar mirësi, e falënderon Atë dhe e shikon këtë si mirësi, e jo si një nderim që i bëhet ngaqë e meriton. Kur Allahu e sprovon duke ia kufizuar mjetet e jetesës, ai bën durim duke shpresuar te shpërblimi i Tij, duke arsyetuar “kjo ndodh për shkak të gjynaheve të mia, e jo se Zoti më ka poshtëruar apo më ka bërë padrejtësi”. Një i tillë tregohet i durueshëm kur sprovohet dhe tregohet mirënjohës kur jeton në bollëk.

 

  • Ajeti kuranor: “Madje, ju nuk silleni mirë me jetimët“. Fexhr 17. Kur Zoti ju nderon duke ju dhuruar mirësi, ju nuk silleni mirë me ata që meritojnë të nderohen, pikërisht jetimët. Dijetarët thonë se jetim quhet ai të cilit i ka vdekur babai pa arritur moshën e pjekurisë, qoftë vajzë apo djalë. Ndërsa atij që i vdes nëna nuk konsiderohet jetim. Kjo pjesë e vargut përfshin të gjithë jetimët, atë që është i varfër dhe atë që është i pasur. Duhet të sillemi mirë dhe t’i nderojmë, sepse me vdekjen e babait i cili kujdeset për mirëqenien e familjes, atij i është thyer zemra. Prandaj Allahu na ka porositur të kujdesemi për këtë kategori, në mënyrë që të ngjitet kjo thyerje që është shkaktuar në zemrat e tyre.

 

  • Njeriu vihet në sprovë përmes të mirave në mënyrë që të provohet nëse ai është mirënjohës/falënderues apo mohues. Sikur që vihet në sprovë përmes të këqijave, në mënyrë që të provohet nëse bën durim apo shfaq shthurje. Njeriu vërtitet vazhdimisht midis të mirës me të cilën gëzohet dhe kënaqet dhe midis të keqes me të cilën as nuk kënaqet e as nuk gëzohet. Të gjitha janë sprova nga Allahu.

 

  • Secili nga ne do të jetë vetëm për vetëm me Zotin në Ditën e Gjykimit dhe Ai do të na faktojë mëkatet që kemi bërë. Do të thotë: “Në filan ditë ke bërë këtë e atë”, derisa njeriu të pranojë. Kur njeriu i pranon mëkatet që ka bërë, Zoti do t’i thotë: “Unë t’i kam mbuluar ato në dunja, kurse sot po t’i fal.” Buhariu dhe Muslimi (hadith kudsij). A thua sa mëkate na ka mbuluar Zoti?! Sa mëkate kemi bërë dhe nuk di askush për to, përveç Atij?! Ne duhet të pendohemi dhe të kërkojmë falje. Duhet të bëjmë sa më shumë vepra të mira sepse veprat e mira i shlyejnë të këqijat.

 

  • Për aq sa jemi në këtë botë mund të punojmë dhe të bëjmë vepra të mira. Për aq sa jemi në këtë botë mund të përgatitemi për vendqëndrimin e përhershëm… Mëso nga e kaluara për të ardhmen tënde sepse ajo që ka kaluar konsiderohet thjesht një orë, si të ishim krijuar tani. Edhe ajo që vjen do të kalojë shpejt dhe do të përfundojë. Udhëtimi do të përfundojë në një vend tjetër që nuk konsiderohet si vendqëndrimi i përhershëm, pikërisht në varre.”

 

  • Allahu thotë: “Prandaj këshillo se vërtetë këshilla u bën dobi besimtarëve.” Dharijat 55. Nëse këshillohesh, mirëpo zemra jote nuk ndryshon e nuk përfiton, fajësoje veten dhe ta dish se besimi yt është i mangët. Kjo sepse nëse besimi yt do të ishte i plotë, ti do të përfitoje prej këshillës, pasi këshilla doemos që u sjellë dobi besimtarëve.

 

  • Allahu thotë: “Askush nuk e di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër) si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” Sexhde 17. Emrat janë të njëjtë, por realitetet janë të ndryshëm. Ibn Abbasi radijAllahu anhu ka thënë: “Të gjitha ato që kemi në ahiret prej botës së këtushme ngjajnë mes veti vetëm në emër.” Ne nuk kemi dije rreth realitetit të këtyre mirësive të xhenetit, ndonëse në këtë botë shohim çfarë përputhet vetëm në emër, por ndryshimi është i qartë.

 

  • Besimtari e ka zemrën e pastër pikërisht duke dëshiruar për vëllezërit e tij atë që dëshiron për veten. Ai nuk u uron atyre asnjë të keqe, përkundrazi ai do që të gjithë njerëzit të shpëtojnë nga e keqja dhe të arrijnë çdo të mirë. Besimtari i mirë nuk përgojon, nuk shpif dhe nuk fyen askënd, nuk i bën padrejtësi askujt, as përmes rrahjes, as përmes mohimit të pasurisë dhe as përmes diçkaje tjetër të kësaj natyre.

 

  • Njeriu duhet t’i lutet Allahut që ta bëjë të qëndrueshëm në bindje dhe adhurim, ta forcojë në këtë fe me fjalën e qëndrueshme (dëshminë La ilahe ilAllah) në këtë botë dhe tjetrën. Njeriu duhet t’i lutet vazhdimisht Allahut për qëndrueshmëri, dije të dobishme dhe vepra të mira.

 

  • “Allahu nuk i bën asnjë padrejtësi askujt, janë njerëzit ata të cilët e dëmtojnë vetveten. Mëkatet janë shkaktarë të shkatërrimit, rrënimit dhe prishjes. Allahu thotë: “Shkatërrimi në tokë e në det është shfaqur si pasojë e punëve të njerëzve; kështu (Allahu) do të bëjë që ata të shijojnë një pjesë të asaj që kanë punuar, në mënyrë që ata të kthehen (në rrugën e drejtë).” Rum 41.

 

  • “Sa herë që një Profet është dërguar te populli i vet ata i kanë mveshur një të keqe. Allahu thotë: “Kështu, çdo i dërguar që vinte te popujt para tyre, ata i thoshin magjistar ose i çmendur.” Dharijat 52. Çdo Profet e quanin magjistar apo i marrë. Edhe Muhamedit salAllahu alrjhi ue selem i kanë thënë magjistar, gënjeshtar, i marrë, poet, fallxhor. Megjithatë, këto pseudonime që u vihen të dashurve të Zotit nga armiqtë, nuk i dëmtojnë, madje nëse shpresojnë te shpërblimi dhe tregohen të qëndrueshëm, ata vetëm sa i lartësojnë te Zoti.”

 

  • Ajeti kuranor: “Me të vërtetë, i shpëtuar është ai që e pastron atë (shpirtin)”. Shems 9. Domethënë: duke e mbajtur të pastër dhe ruajtur nga shirku dhe njollat e mëkatit. Nuk është për qëllim lavëdrimi i vetes, gjë të cilën e ka ndaluar Allahu në vargun: “Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet.” En Nexhm.

 

  • Ajeti kuranor: “dhe i humbur është ai që e mbulon atë* (me mëkate)”. Shems 10. Domethënë: duke e çuar drejt shkatërrimit dhe gjynaheve. Për këtë arsye, njeriu duhet t’i lutet Allahut që ta bëjë të qëndrueshëm në bindje dhe adhurim, ta forcojë në këtë fe me fjalën e qëndrueshme (dëshminë La ilahe ilAllah) në këtë botë dhe tjetrën. Njeriu duhet t’i lutet vazhdimisht Allahut për qëndrueshmëri, dije të dobishme dhe vepra të mira. *shpirtin.

 

  • Ajeti kuranor: “Betohem për tokën dhe shtrirjen e saj”. Shems 6. Zoti betohet për tokën dhe shtrirjen e saj, të cilën nuk e bëri as shumë të butë, as shumë të fortë, por të përshtstshme për krijesat, pikërisht ashtu siç kanë nevojë ato. Pra, fakti që Zoti e ka shtrirë tokën dhe e ka bërë të përshtatshme, në kuptimin që nuk ështe as shumë e fortë e as shumë e butë, përveç ndonjë pjese të vogël, është mirësi e Zotit për krijesat e Tij.

 

  • Ajeti kuranor: “Sigurisht, jeta e ardhshme është më e mirë për ty se e tanishmja” Duha 4 – bëhet fjalë për ditën kur do të ringjallen njerëzit dhe kalimin e tyre në strehën e fundit, në xhenet ose në zjarr. Pra, jeta e ardhshme është më e mirë se jeta e dunjasë, sepse në jetën e ardhshme Zoti ka përgatitur atë që nuk është parë kurrë nga syri, atë që nuk është dëgjuar dhe atë që nuk është imagjinuar ndonjëherë. Në hadith thuhet: “Vendi që zë një shkop në xhenet është më i mirë sesa kjo botë dhe gjithçka që ndodhet në të.” këtë arsye, kur Zoti i mundësoi të Dërguarit të zgjidhte nëse do të vazhdonte të jetonte në këtë botë apo të kalonte tek Ai, ai zgjodhi këtë të fundit. Në një fjalim të tij, Profeti salAllahu alejhi ue selem thotë: “Një njeriu Zoti i dha të drejtën që të zgjidhte nëse donte të jetonte në këtë botë aq sa donte Allahu apo të zgjidhte të mirat që ndodhen tek Ai, dhe ai zgjodhi këtë të fundit.” Kur i dëgjoi këto fjalë Ebu Bekri filloi të qante dhe njerëzit u habitën kur e panë. Në fakt, Ebu Bekri kishte të drejtë sepse ishte njeriu më i ditur rreth të Dërguarit. Ai e kishte kuptuar tashmë se kjo zgjedhje i qe ofruar vetë Profetit, dhe ai kishte zgjedhur botën tjetër. Ky ishte një njoftim për afrimin e çastit të vdekjes.

 

  • Ajeti kuranor: “Ne do ta lehtësojmë (përgatisim) atë për më të lehtën” Lejl 7 – pra, sa për atë që jep dhe ruhet, si dhe beson te më e përkryera, Allahu do ta përgatisë për më të lehtën në të gjitha punët e tij, në ato të fesë dhe të kësaj bote. Për këtë arsye, ai që ka frikë Zotin është ai që i kryen më lehtë punët. Ai që jep ka frikë Zotin dhe beson te më e përkryera. Sa më i devotshëm të jetë njeriu ndaj Zotit, aq më të lehta i bëhen punët. Allahu i Madhërishëm thotë: “Kushdo që ka frikë Allahun, Ai do t’ia bëjë të lehtë çështjen e tij.” Talak 4. Dhe sa më larg Zotit të jetë njeriu, aq më shumë i vështirësohen punët.”

 

  • Ajeti kuranor: “Zoti yt do të të japë” Duha 5 – domethënë: do të të japë prej mirësive të Tij, të cilat të bëjnë të kënaqur. Nuk ka asnjë dyshim për këtë, ngaqë Zoti i Madhërishëm në Ditën e Gjykimit, do t’i japë një pozitë nderi, për të cilën do ta lavdërojnë të parë dhe të mbramët. Këtë pozitë nuk do ta arrijë asnjë Profet tjetër. Në Ditën e Gjykimit, kur njerëzit do të provojnë shumë ankth dhe shqetësim dhe nuk do të mund të përballojnë vështirësitë e asaj Dite, do të kërkojnë nga njëri-tjetri të gjejnë dikë të ndërmjetësojë te Zoti. I drejtohen Ademit, pastaj Nuhit, pastaj Ibrahimit, pastaj Musait dhe Isait. Të gjithë këta Profetë, të cilët janë Ulul Azmi – të paepur dhe vullnetfortë, nuk do të pranojnë të ndërmjetësojnë dhe do t’u kërkojnë ndjesë njerëzve. Më pas, kur këtë e kërkojnë prej të Dërguarit të fundit, Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, ai ngrihet dhe ndërmjetëson. S’ka dyshim se kjo është një dhuratë dhe pozitë që nuk mund ta arrijë asnjë krijesë tjetër.

Thënie të përzgjedhura nga libri “Komentar i xhuzit AMME”.

Autor: Muhammed ibn Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!).

Përktheu: Blerim Krasniqi.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit