Surja Fexhr – komentim

Surja Fexhr – komentim

 

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلْفَجْرِ۝ وَلَيَالٍ عَشْرٍۢ ۝ وَٱلشَّفْعِ وَٱلْوَتْرِ۝ وَٱلَّيْلِ إِذَا يَسْرِ۝هَلْ فِى ذَٰلِكَ قَسَمٌۭ لِّذِى حِجْرٍ۝ أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ ۝إِرَمَ ذَاتِ ٱلْعِمَادِ ۝ ٱلَّتِى لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِى ٱلْبِلَٰدِ۝ وَفِرْعَوْنَ ذِى ٱلْأَوْتَادِ۝ أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ ۝ إِرَمَ ذَاتِ ٱلْعِمَادِ ۝ ٱلَّتِى لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِى ٱلْبِلَٰدِ ۝ وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُوا۟ ٱلصَّخْرَ بِٱلْوَادِ ۝

Janë pesë gjëra në të cilat Allahu betohet në fillimin e kësaj sureje:

-“ وَٱلْفَجْرِ – Betohem për muzgun e agimit” – drita e cila ndriçon në horizont në drejtim të lindës para se të lindë dielli, kur fillon të dallohet nata prej ditës apo dita prej natës, pra kur hyn koha e sabahut. Allahu betohet në të sepse njeriu nuk ka mundësi të sjellë agimin (të bëjë që të agojë dita). Kjo është vetëm nën mundësinë e Allahut. Kjo është një shenjë e madhe që tregon për Fuqinë e Allahut.

-“ وَلَيَالٍ عَشْرٍۢ – dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” – Disa prej dijetarëve thonë është fjala për dhjetët ditët e para të muajit Dhul Hixhe, disa thonë se është fjala për dhjetë netët e fundit të Ramazanit.

-“ وَٱلشَّفْعِ وَٱلْوَتْرِBetohem për çiftin dhe tekun” – Disa dijetarë kanë thënë se me këtë betim Allahu ka përfshirë të gjitha krijesat (çdo gjë që e ka krijuar), ngase ka prej tyre që janë çift e ka që janë tek, këtu hyjnë edhe adhurimet thonë ata (çdo gjë që e ka ligjësuar). Ndërsa, disa dijetarë kanë thënë se qëllimi me çiftin janë krijesat, kurse qëllimi me tekun është vetë Allahu. Me të dy mendimet lejohet të interpretohet ky ajet.

-“ وَٱلَّيْلِ إِذَا يَسْرِdhe për natën kur largohet/udhëton!” – Nata fillon me perëndimin e diellit dhe përfundon me agimin. Vazhdimisht ajo ecën, udhëton. Allahu betohet në natën sepse gjatë saj kryhen shumë adhurime, si: namazi i akshamit, i jacisë, i natës, i vitrit, gjithashtu në pjesën e fundit të natës Allahu zbret në qiellin e dunjas.

-“ هَلْ فِى ذَٰلِكَ قَسَمٌۭ لِّذِى حِجْرٍA nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?” – A ju mjaftojnë këto si betime që tregojnë për madhështinë e Allahut?

-“ أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ – Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad” – Adi është fis i njohur arab, tek ta Allahu ka dërguar Hudin për Pejgamber i cili e ka shpallur mesazhin e Allahut, por ata nuk e kanë pranuar dhe kanë refuzuar, “…thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?!” Fusilet 15. Allahu si ndëshkim për ta ka dërguar një erë për 7 netë dhe 8 ditë, “Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të pandërprerë, e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.” Kamer 19-20. Allahu me këtë pyetje do të na tërheqë vëmendjen, se si ka vepruar me ta, që të marrim mësim prej kësaj gjëje. Kush e përgënjeshtron dhe e kundërshton të Dërguarin e Allahut Muhamedin salAllahu alejhi ue selem le të shikojë se çfarë ka vepruar me këtë popull i cili ka kundërshtuar të Dërguarin e tyre.

-“إِرَمَ ذَاتِ ٱلْعِمَادِ – banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe” – me këto dy ajete i drejtohet të gjithë njerëzimit e madje edhe xhindëve. Disa dijetarë kanë thënë se Iram është emër i një fisi që ka jetuar aty, disa të tjerë kanë thënë se Iram është vendi ku ka jetuar fisi Ad, dhe mendime të tjera. Sidoqoftë, Allahu na tregon se i ka ndëshkuar ashpër edhe pse kanë qenë shumë të fuqishëm fizikisht. Ndërsa, imad janë për qëllim shtyllat e mëdha të forta që kanë ndërtuar ata.

“ٱلَّتِى لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِى ٱلْبِلَٰدِ – të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!” – nuk ka si të atilla siç ka ndërtuar populli Ad, aq të forta e të mëdha, i kanë perfeksionuar. Kjo ka qenë shkaku pse ata janë mashtruar me forcën e tyre dhe kanë thënë: “Kush është më i fortë se ne?”

-“ وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُوا۟ ٱلصَّخْرَ بِٱلْوَادِDhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?” – Ata kanë qenë populli i Pejgamberit Salih alejhi ue selam. Ata kanë banuar në Hixhr (luginë, vend i njohur edhe sot). Atyre Allahu u ka dhënë forcë të madhe saqë kanë gdhendur shkëmbinjtë dhe malet pa mjete (me duar) duke ndërtuar shtëpi në të cilat kanë banuar. Vendbanimet e tyre ende ekzistojnë sot. Allahu i ka ndëshkuar ata duke ua dërguar një britmë të madhe dhe dridhje “i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm, sikur nuk kishin jetuar kurrë në to” Hud 67-68, dhe: “ata i goditi një tërmet i rëndë në mëngjes dhe mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre.” Araf 78). Ne duhet të marrim mësim prej gjendjeve të popujve të cilët i ka ndëshkuar Allahu, të cilët kanë përgënjeshtruar fenë dhe të Dërguarit e Tij. Përfundimi i tyre ka qenë shkatërrimi dhe zhdukja.

-“وَفِرْعَوْنَ ذِى ٱلْأَوْتَادِDhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)?” – Faraoni tek i cili është dërguar Musai si Pejgamber. Ai i ka nënshtruar dhe pushtuar bëni Israilët që jetonin në Egjipt. Ai ua ka mbytur meshkujt dhe fëmijët (djem) dhe ua ka lënë gjallë femrat. Dhe Allahu me fuqinë e Tij e ka bërë kader që pikërisht nga ta të lindë një djalë përmes të cilit do të shkatërrohet mbretëria e Faraonit, e ai ka qenë Musai alejhi ue selem. Allahu e ka frymëzuar nënën e Musait ta hedhë atë (si foshnje) në lumë dhe i ka treguar se do ta ruajë Ai, pastaj e ka gjetur gruaja e Faraonit. Allahu ka mbjellë dashuri në zemrën e saj për të dhe në zemrat e të gjithë njerëzve, kushdo që e ka parë e ka dashur atë. Ajo e ka rritur dhe edukuar në pallatin mbretëror. Faraoni i ka thënë popullit të tij: “Unë jam Zoti juaj më i Lartë!” dhe: “Unë nuk di ndonjë të adhuruar tjetër për juve përveç meje!” “njeriun e hunjve” – Faraoni ka pasur forcë të madhe, ushtri të madhe, e quan kështu ushtrinë e tij, ata e kanë mbajtur mbretërinë e tij fort. Faraoni ka pasur fuqi të madhe, mirëpo Allahu është mbi çdokënd.

-“ٱلَّذِينَ طَغَوْا۟ فِى ٱلْبِلَٰدِTë gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre” – Tejkaluan kufijtë e Allahut dhe bënë padrejtësi në tokë.

-“فَأَكْثَرُوا۟ فِيهَا ٱلْفَسَادَduke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin” –shtuan shumë mëkatet, mohimin, padrejtësinë etj.

-“فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍprandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit” –  Allahu lëshoi dënim shkatërrues (për këta popuj).

-“إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلْمِرْصَادِVërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!” – Me këto fjalë i drejtohet Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe çdokujt tjetër. “në pritë” të çdokujt i cili tejkalon kufijtë, bën padrejtësi, tregohet mendjemadh, tiran, kryelartë. Ai gjithsesi do ta ndëshkojë atë.

-“فَأَمَّا ٱلْإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبْتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكْرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّىٓ أَكْرَمَنِPër sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar” –

-“وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبْتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّىٓ أَهَٰنَنِPor, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar” – Në këto dy ajete Allahu tregon se sprovat e Tij janë me të mira dhe me të këqija. Allahu e sprovon njeriun me të mira të shohë se a është mirënjohës e falënderues, dhe e sprovon me të këqija të shohë se a është durimtar. Gjendja e njerëzve deri në vdekje është mes të mirave dhe të këqijave, janë në sprovë me to. Çdo gjë e keqe që i ndodhë, duhet të dijë se është sprovë prej Allahut, e pastaj prej asaj Ai do të nxjerrë të mira, andaj, nuk duhet të dobësohemi e demoralizohemi përballë tyre. Njeriu në natyrën e tij është injorant dhe i padrejtë, dhe nëse atë e sprovon me të mira ai do të thotë: “Më ka nderuar”, do të mendojë se ky nderim i ka ardhur sepse ai e meriton, nuk e njeh si mirësi prej Allahut, nuk është mirënjohës. E nëse e sprovon me të këqija ai do të thotë: “Më ka poshtëruar”, nuk do të durojë. Kjo është gjendja e shumicës së njerëzve. Kurse, besimtari e falënderon Allahun kur i jep mirësi, e pranon me zemër se ato janë mirësi prej Tij (e jo sepse ai i meriton). Gjithashtu bën durim kur e sprovon (me diçka) dhe shpreson në shpërblimin e Tij dhe thotë se kjo është për shkak të mëkateve të tij (e jo se Allahu më ka poshtëruar apo më ka bërë padrejtësi).

-“كَلَّا ۖ بَل لَّا تُكْرِمُونَ ٱلْيَتِيمَNuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët”- Pra, nuk t’i ka dhënë ato të mira për të të nderuar pse ti je meritor, por që të dish se janë mirësi prej Allahut, gjithashtu nuk të ka sprovuar për të të poshtëruar, porse këtë e kërkon urtësia dhe drejtësia e Allahut. (Si njerëz, në natyrën që jenë krijuar) Nuk tregoni dhembshuri ndaj jetimëve kur keni mirësi, nuk kujdeseni për ta, qoftë nëse janë jetimë të pasur apo të varfër. Jetimi e ka zemrën e thyer me vdekjen e babait, nuk ka kush të kujdeset për të (edhe nëse ka pasuri).

-“وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلْمِسْكِينِdhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit”- kjo tregon se ata as nuk u japin të varfërve prej pasurisë që ua ka dhënë Allahu. Nëse Allahu na ka nderuar me pasuri duhet t’i nderojmë jetimët dhe të nxisim njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit ngase ata janë nevojtarë.

-“وَتَأْكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكْلًۭا لَّمًّۭاTrashëgiminë (e të dobëtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur”- Disa dijetarë kanë thënë se është fjala për trashëgimin e mbetur nga i vdekuri (tek i cili ka hise). “e zhvatni” qëllimi është siç kanë vepruar njerëzit e periudhës paraislame duke mos ia dhënë hisen e pasurisë femrave. Disa dijetarë kanë thënë se me trashëgimi është çdo pasuri të cilën e trashëgon prej Allahut, qoftë prej dikujt që ka vdekur, apo prej shitblerjes, apo prej furnizimit që fiton duke punuar etj. “me lakmi të pangopur” – njeriu që nuk ka besim në zemër çdo pasuri që i vjen e merr, nuk shikon a është e lejuar apo e ndaluar, nuk shikon se a është e tij apo e tjetër kujt.

-“وَتُحِبُّونَ ٱلْمَالَ حُبًّۭا جَمًّۭاdhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme”- Kjo është në natyrën njerëzore, por besimi në zemrën e besimtarit lë gjurmët e tij, dhe për shkak të tij ka mundësi të mos i kushtojë fare rëndësi pasurisë. Nëse ka është falënderues dhe kryen obligimet me të cilat është ngarkuar kur ka pasuri, e nëse nuk ka kjo nuk ka rëndësi (tek ai).

-“كَلَّآ إِذَا دُكَّتِ ٱلْأَرْضُ دَكًّۭا دَكًّۭاPor ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime”

-“وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلْمَلَكُ صَفًّۭا صَفًّۭاkur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe”

-“وَجِا۟ىٓءَ يَوْمَئِذٍۭ بِجَهَنَّمَ ۚ يَوْمَئِذٍۢ يَتَذَكَّرُ ٱلْإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكْرَىٰDhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet – por ç’i duhet se u kujtua!”

-“يَقُولُ يَٰلَيْتَنِى قَدَّمْتُ لِحَيَاتِىAi do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”

-“فَيَوْمَئِذٍۢ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُۥٓ أَحَدٌۭAtë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai”

-“وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُۥٓ أَحَدٌۭe askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!”

-“يَٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفْسُ ٱلْمُطْمَئِنَّةُO ti shpirt i qetësuar!”

-“ٱرْجِعِىٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةًۭ مَّرْضِيَّةًۭKthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!”

-“فَٱدْخُلِى فِى عِبَٰدِىBashkohu me robërit e Mi”

-“وَٱدْخُلِى جَنَّتِىdhe hyr në Xhenetin Tim!”

(Mungon video në youtube në të cilën janë komentuar këto ajete).

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit