Ngritja e vetes në raport me Allahun

  • Ngritja e vetes në raport me Allahun

Para se gjithash duhet bërë lutje tek Allahu për të ta hapur gjoksin. Musa alejhi ue selem është lutur: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim…” Ta he 25, ndonëse ka qenë Pejgamber. Kush ndjen ngushtim në gjoks dhe largësi me Allahun, duhet ta shtojë dhikrin.

Nuk është fjala vetëm bërja e dhikrit me gjuhë, por me gjuhë dhe zemër (duke medituar në domethëniet e dhikrit). Përmendja e Allahut (dhikrit) e zbut zemrën dhe të afron me Allahun. Selefi ka thënë: “Përmendja e Allahut është ilaç, kurse përmendja e krijesave është sëmundje.” Nëse e përmend Allahun vazhdimisht, edhe gjoksi do të të zgjerohet.

Gjithashtu duhet bërë shumë istigfar. Istigfari është çelës i shumë mirësive, prej tyre: suksesi në jetë dhe përmirësimi i raporteve me Allahun. Duhet shtuar thënien La hawle we la kuwwete ila bilah- nuk ka ndryshim veçse me ndihmën e Allahut.

Edhe mëkatet janë shkak i ngushtimit të gjoksit. Andaj duhet braktisur. Po ashtu duhet shtuar pasimin e sunetit. Nëse e ndjek sunetin e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem do të të zgjerohet dhe do të të hapet kraharori.

Duhet shtuar adhurimet. Nëse i kryen me përulje (si: namazin etj.), me meditim, do të të hapet kraharori.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit