Nijeti i sinqeritetit karshi Kuranit

Nijeti i sinqeritetit karshi Kuranit

Ky nijet pastrohet duke lexuar ajetet dhe hadithet që flasin për sinqeritetin. Njeriu kurrë nuk mund të garantojë se është i sinqertë në vepra, porse shpresohet për këtë. Shpresën s’duhet humbur kurrë. Lexon gjithashtu ajetet e hadithet që flasin për sinqeritetin në leximin e mësimin e Kuranit. Kjo nxitë që të jesh i sinqertë në vepra në përgjithësi e gjithashtu në këtë vepër. Pastaj lexon ajetet e hadithet që flasin për vlerën e Kuranit dhe vlerën e nxënies së tij përmendësh. Edhe kjo nxitë për sinqeritet në këtë vepër.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Shokut të Kuranit në Ditën e Gjykimit do t’i thuhet: “Ngritu dhe lexo, dhe vendi yt në xhenet do të jetë aty ku përfundon ajeti i fundit që lexon!” Sahibul Kuran- shoku i Kuranit: e ka quajtur kështu Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ngase nuk i është ndarë kurrë Kuranit, vazhdimisht e ka lexuar dhe e ka mësuar përmendësh. Nuk është qëllimi vetëm nxënia përmendësh e Kuranit, por edhe puna me të. Ka shumë njerëz që e dinë përmendësh Kuranin, por nuk punojnë me të. Shumë prej njerëzve kanë ambicie e plane se si të ngritën në karrierë në jetën e kësaj bote. E shumë pak mendojnë se si të ngritën në botën tjetër. Ngritja e vërtetë është në botën tjetër. Kësaj jete, sado që ngritësh në të, dikur i vije fundi.

Po ashtu ta lutësh Allahun shumë që të ta mundësojë mësimin e Kuranit përmendësh dhe punimin me të. Lutja është prej shkaqeve kryesore të cilat besimtari i ndërmerr për të gjitha çështjet. Te rregullat e lutjes, kur njeriu e lut Allahun për një gjë, duhet të punojë pastaj për ta arritur atë gjë. Në këtë rast, e lut Allahun që të ta mundësojë mësimin përmendësh të Kuranit, pastaj punon shumë në këtë drejtim, atëherë Allahu t’i hapë dhe lehtëson rrugët për mësimin e tij.

Metoda më e mirë e mësimit të Kuranit është përsëritja e shumtë. Sa më shumë që i përsëritë ajetet, mësimi i tyre forcohet më shumë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit