Objektivat e Sheriatit Islamik në ruajtjen e interesit të nderit dhe mjetet e tij në luftimin e thashethëmeve -1

Autor: Dr. Saed Esh Shithri

Lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut, i cili na udhëzoi në Islam, i cili përmbledhë të mirat e kësaj jete dhe jetës tjetër. Ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin (salallahu alejhi ve selem) mbi familjen dhe shokët e tij.

Duke parë përhapjen e thashethëmeve në të gjitha shoqëritë, e në veçanti në shoqëritë bashkëkohore, për shkak të zhvillimit të mjeteve të reja të cilat ndihmojnë në përhapjen e kësaj dukurie, si dhe duke u nisur nga ajo se specializim i imi është lëmia e Usuli Fikhut (shkenca që merret me studimin e argumenteve të Sheriatit), si dhe nga fakti që më parë kam bërë shkrime në lëmin e “Mekasidu Sheriah” (Objektivat e Sheriatit), atëherë e pashë të arsyeshme që të bëjë një shkrim në këtë temë të rëndësishme nga aspekti i shkencës së Objektivave të Sheriatit duke e titulluar: “Objektivat e Sheriatit Islamik në ruajtjen e interesit të nderit dhe mjetet e tij në luftimin e thashethëmeve”

Hyrje

Domosdoshmëria e nderit në Islam

Sheriati Islamik ka ardhur për t’i ruajtur interesat e njerëzve, siq thotë Allahu: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët” (El Enbija: 107).

Këto interesa ndahen në të domosdoshme, të nevojshme dhe plotësuese[1]. Ato të domosdoshmet janë të patjetërsueshme për të qëndruar feja dhe jeta, ashtu që nëse njëra nga to mungon atëherë nuk mundet të ketë jetë të mirë, por do të ketë jetë të prishur, gjë që jneriu do ta humbë këtë botë apo edhe tjetrën.

Interesat e domosdoshme janë: ruajtja e fesë, jetës, nderit, pasurisë dhe mendjes. Një grup dijetarësh kanë theksuar se të gjitha fetë qiellore kanë qenë në pajtim rreth ruajtjes së këtyre pesë interersave të domosdoshme, edhe pse disa dijetarë mendojnë se këto nuk kufizohen vetëm në këtë numër, sepse këtyre mund t’u shtohen edhe interesa tjera që janë të domosdoshme, siq është domosdoshmëria e sigurisë, ku vërejmë se sheriati ka vënë masa të prera ndëshkuese ndaj banditëve me qëllim të ruajtjes së sgurisë.

Sheriati ka ardhë me dispozita për t’i ruajtur këto interesa, si nga aspekti i të qenit njeriut aktiv, duke urdhëruar atë për veprat që i forcojnë dhe i ruajnë këto interesa, ashtu edhe nga aspekti i të qenit pasiv, duke ndaluar nga çdo vepër që i cenon këto interesa, duke caktuar masa ndëshkuese përkatëse për ata që i cenojnë këto interesa.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth shkallës së rëndësisë së interesit të nderit në raport me inetresat e tjera të domosdoshme, ku disa prej tyre siq është Subuki dhe Ibnu Nexhari kanë konsideruar se interesi i nderit është i së njëjtës rëndësi me interesin e pasurisë, ndërsa disa të tjerë janë mjaftuar me shprehjen “interesi i ruajtjes së përkatësisë familjare” në vend të shprehjes “interesi i ruajtjes së nderit”.

Ndërsa ai që i vështron tekstet e sheriatit vëren se ato i kanë kushtuar rëndësi të veçantë interesit të nderit, ku ai është përmendur në një kontekst me rëndësinë gjakut (jetës) dhe pasurisë në një numër tekstesh. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Gjakërat tuaja, pasuritë tuaja dhe nderi juaj është i ndaluar (të cenohet) mes jush, ashtu siq është e ndaluar të cenohet shenjtëria e kësaj dite (ditës së arafatit), shentëria e këtij muaji (dhul hixhes) dhe shenjtëria e këtij vendi (Mekes)”[2].

Po ashtu thotë: “Çdo musliman e ka të ndaluar (ta cenoj) gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit… një muslimani i mjafton si mëkat nënçmimi i vëllaut të tij musliman”.

Nga kjo pikënisje, sheriati ka sjellë masën ndëshkuese ndaj atij që i shpif dikujt për kurvëri (zina), me qëllim që të ta ruaj interesin e nderit, e po ashtu ka sjellë masë ndëshkuese të pacaktuar ndaj atij që bën shpifje tjera që janë më vogla se shpifja për kurvëri, duke ruajtur me këtë gjërat që e plotësojnë interesin e nderit.

Vijon…

Përktheu: Jeton Bozhlani

—————————————————————

[1] El muvafekat: 6/2, Mexhmuul fetava: 48/20.

[2] Buhariu dhe Muslimi.

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva