Pengimi, vonesa e lindjes së fëmijëve

www.alifta.com

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Bekër Ebu Zejd, Salih El Feuzan, AbdulAziz Al El-Shejh, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: A janë haram (të ndaluara) planifikimi familjar dhe kontrollimi i lindjeve? A ka mëkat mbi personin që dëshiron ta vonojë lindjen e fëmijëve për disa kohë?

Përgjigja: Kontrollimi i lindjeve është haram, pasi që të kesh shumë fëmijë është e dëshirueshme në Islam për ta shtuar umetin mysliman (popullin e bazuar në një besim / kredo). Sa i përket planifikimit familjar që do të thotë pengimi apo vonesa e shtatzënisë për një arsye të vlefshme, siç është shëndeti i dobët i gruas ose nevoja e saj për ta ushqyer një fëmijë me gji, nuk ka ndonjë të keqe në këtë për shkak të domosdoshmërisë.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Pyetja e katërt e fetuasë nr. 16013.

Përktheu nga gjuha angleze: Ummu Abdurrahman
Kontrolloi: Lulzim Perçuku
Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit