Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Për mësimin e Kuranit përmendësh

3f4847d5-e0a5-41ae-82a9-684788f6b69c

Për mësimin e Kuranit përmendësh

Secili duhet të gjejë metodën e cila i përshtatet. Tek dikush një metodë e caktuar kryen punë e tek dikush tjetër jo. Ajo që është me rëndësi në këtë gjë është lutja tek Allahu, mbështetja tek Ai. Para çdo shkaku duhet marrë ky shkak. Ndodh që dikush të mbështetet tek vetja e tek aftësitë e tij dhe Allahu nuk i jep sukses. E kur përulet e nënshtrohet para Allahut dhe e paraqet veten të dobët e nevojtar para Tij (se nuk mund të arrij asnjë shkronjë të Kuranit pa më ndihmuar Ti), atëherë pa dyshim do t’i vijë suksesi prej Tij.

Koha më e mirë për të mësuar Kuran përmendësh është koha e sabahut ose e syfyrit (pjesa e tretë e natës), mirëpo të flihet natën herët, se nëse nuk fle natën herët atëherë edhe namazin e sabahut do ta falësh me sy mbyllur e përgjumshëm. Por, memorizimi në këtë kohë ashtu siç është gjë e lehtë të bëhet po ashtu është lehtë të harrohet. Është mirë që në fund të ditës (p.sh.: pas ikindisë, pas akshamit), ta përsëritësh atë që ke mësuar në sabah.

Është mirë caktimi i numrit të ajeteve për mësim përmendësh çdo ditë, duke qenë kjo e mundshme për ty të jesh i vazhdueshëm në të, edhe nëse është qoftë dhe një ajet (duke mos e lënë pa e mësuar). Më mirë është një ajet sesa fare, më mirë pak sesa të thuhet “ka kohë, po pres të lirohem prej angazhimeve dhe filloj të mësoj me të madhe”. Angazhimet e kësaj bote nuk ndalen kurrë. Disa përfundojnë dhe fillojnë tjerat, gjithmonë do të jesh i preokupuar e i angazhuar, siç gjejmë këtë në Kuran: “…o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.” Inshikak 6. Kurrë mos prit se do të vijë një periudhë kur do të lirohesh prej të gjitha angazhimeve të kësaj bote dhe se do të jesh i lirë vetëm për të mësuar Kuran. Nëse je i vazhdueshëm në një gjë edhe nëse është e paktë, shpirti adaptohet dhe e konsideron si diçka të zakonshme e normale ta bëjë. Njohuria rreth shpërblimit të mësimit përmendësh është gjëja e cila mban ambiciet e tua aktive, të gjalla, që të mos dorëzohesh e lodhesh. Varësisht se sa ke mësuar Kuran dhe ke punuar me të do të ngrihesh në shkallë të xhenetit. Në këtë botë- Allahu e ka bërë të tillë-  ngrihesh e herë bie, i ke punët mirë e herë nuk i ke, ke furnizim e herë nuk ke, gëzohesh e hidhërohesh, ke shëndet e herë sëmuresh, por në botën tjetër kur ngrihesh në shkallë të larta të xhenetit, aty do të mbetesh. Sa më lartë që ngrihesh aty do të mbetesh përgjithmonë, nuk do të zbresësh. Kjo të motivon që të jesh i vazhdueshëm në këtë çështje.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva