Pirja e duhanit

tumblr_nxjxzntCO01qccobxo1_540

Pirja e duhanit

Duhaxhitë duhet ta dinë se sa herë që pinë duhan i bëjnë mëkat Allahut, për çdo cigare.  Duhani është gjë e ndaluar (haram). Allahu ka thënë: “…dhe mos e vritni veten…” Nisa 29.

Duhani është shkaktari kryesor i vdekjeve në botë, si nga aspekti i sëmundjeve të zemrës, si nga aspekti i kancerit të mushkërive apo të fytit etj. Ai i shkakton shumë dëme trupit të njeriut, jo vetëm vdekjen por edhe dëme të tjera (shëndetësore). Andaj për çdo dëm që njeriu ia shkakton trupit të tij qëllimisht, do të japë përgjegjësi para Allahut dhe ka mëkat për këtë. Kur është fjala për dëm të pariparueshëm siç është sëmundja vdekjeprurëse (e shkaktuar nga duhani), mëkati është edhe më i madh. Dhe nuk mund të arsyetohet ndokush se meqë duhani nuk është përmendur në Kuran atëherë (dispozita për të) është mekruh (vetëm e urryer) e jo haram. Shumë gjëra që janë haram nuk janë përmendur në Kuran, si: droga. E sipas kësaj po i bie se bën të përdoret. Mirëpo, Islami ka ardhur me parime të përgjithshme, në të cilat hyn shumë degë, Islami ta sjellë një parim të përgjithshëm në të cilin hyn çdo gjë që do të zbulohet deri Ditën e Kiametit prej gjërave të reja. Kur në këtë parim gjendet shkaku për të cilin është ndaluar një gjë, p.sh.: alkooli, atëherë çdo gjë që e dehë mendjen është e ndaluar. E në rastin që jemi duke folur, Islami ndalon dëmtimin e vetes, apo mbytjen e vetes, apo veprimin e një shkaku që çon drejt vdekjes apo dëmtimit, atëherë çdo gjë që zbulohet në të ardhmen duke e pasur këtë shkak brenda, është e ndaluar. Kjo është madhështia e fesë Islame, që është e vlefshme për çdo kohë dhe vend, deri në Ditën e Kiametit. Çdo gjë që zbulohet në të ardhmen pavarësisht a është ushqim, a pije, a teknologji etj., dispozita për të gjendet në Islam. Elhamdulilah që Allahu na ka udhëzuar në Islam, kjo është fe e përkryer.

Ka dhe argumente të tjera, si: Kur Allahu e përshkruan Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem thotë: “do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat” Araf 157. Kush është sot në botë që mund të thotë: “Duhani është i mirë dhe hyn te gjërat e lejuara”. Por të gjithë thonë: “Është i dëmshëm”. E duke qenë i keq atëherë hyn tek të ndaluarat. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i bën të ndaluara gjërat e këqija. Pastaj ai që pi duhan, me këtë i dëmton të tjerët. Madje, ata që qëndrojnë në një ambient ku pihet duhani dëmtohen më shumë sesa ata që e pinë. E dëmtimi i të tjerëve është gjë e ndaluar në Islam. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk bën të dëmtohet as vetja e as të tjerët.

Shpërdorimi i pasurisë është gjë e ndaluar në Islam. Pejgamberi salAlkahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu ua ka ndaluar tri gjëra”, prej tyre përmend: “shpërdorimin e pasurisë.” D.m.th. shpenzimi kot i pasurisë, pa dobi. Me pirjen e duhanit jo vetëm që personi e shpërdoron pasurinë kot, por e dëmton edhe veten.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva