Postimi i fotove të bashkëshorteve në rrjetet sociale

Postimi i fotove të bashkëshorteve në rrjetet sociale

Kjo është një fatkeqësi që i ka goditur myslimanët e kësaj kohe. Kur nuk kanë qenë rrjetet sociale, ka qenë e vështirë që një pasues i sunetit t’i shkrepë foto vetes apo dikush atij. Të gjithë kanë pasur mendimin se kjo është haram. E prej se janë përhapur këto rrjete sociale, njerëzit kanë filluar të bëjnë lehtësime në këtë çështje. E keqja shtohet edhe më shumë kur ato foto janë të femrave, e sidomos kur dikush e lejon gruan e tij të postojë fotot e saj. Ne e dimë se me Islam është që gruaja të mbulohet, si dhe sa më pak të shihet prej meshkujve të huaj. E kur burri e poston foton e saj apo e lejon atë ta postojë atë, atëherë e shohin shumë njerëz (e edhe meshkujt e huaj). Kjo tregon se ai nuk ka xhelozi për familjen e tij, për gruan e tij. E mospasja e xhelozisë është prej mëkateve të mëdha. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Dejuthi (ai që nuk ka xhelozi) nuk hyn në xhenet.” Andaj duhet pasur kujdes. Edhe vetë jobesimtarët janë në gjende të vështirë prej rrjeteve sociale. Prej se janë përhapur, është shtuar divorci me të madhe, për shkak të fotove që postohen aty, shkëmbimeve të mesazheve, komenteve etj. Edhe te disa prej myslimanëve ka ndodhur që facebook-u të jetë shkak deri te divorci.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit