Pse i gjithë ky polemizim mes muslimanëve sa i përket të folurit të Allahut?

photo_2019-02-18_17-37-49

Pse i gjithë ky polemizim mes muslimanëve sa i përket të folurit të Allahut?

Kjo është prej moti, nuk është prej tash, është prej që kanë dal bidatxhitë në Islam në kohën e imam Ahmedit rahimehullah, kur janë ndikuar prej filozofisë greke e romake dhe kanë futur besime të kota te muslimanët duke e devijuar besimin e saktë. Muslimanët kanë qenë të bashkuar sa i përket çështjeve të akides, besimit, nuk kanë pasur defekte, të gjithë kanë besuar në Cilësitë e Allahut dhe se Kurani është Fjalë e Tij. E kur kanë ardhur këta bidatxhi kanë futur këto bidate (risi). Andaj është dashur që ehli suneti t’iu kundërpërgjigjet. Edhe sot e kësaj dite ka njerëz me këto besime të kota që i propagandojnë ato duke thirrur drejt tyre e duke polemizuar rreth tyre, se Kurani nuk është fjalë e Allahut. Çdo sekti i mbesin pas pasardhësit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Kështu është kjo gjë, Allahu e ka bërë sprovë për muslimanët. Dhe ne duhet ta dimë besimin e saktë dhe t’iu kundërpërgjigjemi të tjerëve dhe të dimë besimin e kotë të tyre.

Arsyeja pse Allahu e lejon të ndodh ky mospajtim mes muslimanëve është që të kuptohet saktë e vërteta, ngase çdo sekt i dal në Islam i cili e ka kundërshtuar të vërtetën, kështu përmes këtij kundërshtimi është bërë më e qartë e vërteta nga ai aspekt. E kemi kuptuar më saktësisht se çfarë është teuhidi atëherë kur kanë dal njerëz të cilët kanë thirr për në shirk e që janë munduar ta përziejnë me forma që lejohen në Islam, p.sh.: tewesuli (ndërmjetësimi që lejohet) ka argumente të shumta në Kuran e sunet, porse qëllimi këtu është që të bëhet tewesul me Emrat e Allahut dhe Cilësitë e Tij, me veprat e mira, e ata persona kanë dal e kanë thënë që të bëjmë tewesul me pozitën e filanit (duke kërkuar falje e afrim tek Allahu përmes tij), pastaj kanë shkuar dhe më tutje, e kanë lutur filanin: “O filan i vdekur në këtë varr, o evlia i Allahut, ndërmjetëso për mua tek Allahu!” Dhe kanë thënë se kjo është wesile, Allahu na urdhëron në Kuran të marrim wesile dhe ne po marrim. Dijetarët i janë përgjigjur kësaj e kanë thënë se këto wesile janë të ndaluara, ka prej tyre që e nxerrin njeriun nga feja. Nga ky aspekt e kemi kuptuar më saktë teuhidin e më kthjelltë dhe na është kristalizuar më shumë ai.

Kështu, edhe në këtë rast, kanë ardhur e kanë thënë se Kurani është i krijuar, disa të tjerë kanë thënë se fjalët e Allahut janë kuptim i brendshëm e nuk janë të krijuara, e ndërsa fjalët që i lexojmë apo që i shohim apo që i shqiptojmë janë të krijuara. Dhe kur ne e kuptojmë devijimin e gabimin e tyre në këto çështje dhe kuptojmë se cili është besimi i saktë përmes Kuranit e sunetit, atëherë na bëhet me e qartë se si duhet të kuptohet kjo Cilësi e Allahut, pra të folurit e Tij, dhe se Kurani është Cilësi e Allahut.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka lutur Allahun me disa lutje e Ai i është përgjigjur, si: të mos i sprovojë muslimanët me një armik i cili i çrrënjosë ata (i zhduk prej faqes së dheut), dhe Allahu e ka pranuar lutjen e tij, andaj dhe muslimanët janë të garantuar prej Allahut nga ky aspekt, e ka lutur gjithashtu që të mos i sprovojë me thatësi gjithëpërfshirëse prej së cilës vdesin të gjithë muslimanët prej urisë, por kur e ka lutur që të mos lejojë të ketë përçarje mes muslimanëve, Allahu nuk i është përgjigjur. E vërtetë se do të ishte mirë që të gjithë muslimanët të ishin të kapur pas Kuranit e sunetit e të mos ishin të përçarë, por është ligj i Allahut që të ndodhë kjo. Dhe një prej urtësive është që të kuptohet më qartë e më kthjellët e vërteta.

 

Për më gjerësisht se çfarë kuptojmë me thënien “Kurani është Fjalë e Allahut e nuk është i krijuar” lexo: https://www.udhezimi.com/cfare-kuptojme-me-thenien-kurani-eshte-fjale-e-allahut-dhe-nuk-eshte-i-krijuar/

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva