Rreth çështjes se pse ndalohet dalja për të shikuar fishekzjarret e Vitit të Ri

Pse themi se është haram dalja për të shikuar fishekzjarrët në festën e Vitit të ri është se kjo gjë është lloj i festimit të saj. Kur besimtari del për t’i shikuar, atëherë ai e ka pranuar atë festë. Ndezja e fishekzjarreve a është një vepër që e kënaq Allahun apo e hidhëron Atë?! ?

? Përmes tyre njerëzit e festojnë Vitin e Ri. Askush nuk mund të thotë se ajo është një vepër prej së cilës Allahu është i kënaqur, përderisa kjo festë është e ndaluar. Atëherë një mysliman, si ka mundësi që të dalë për t’i shikuar dhe të kënaqet me një gjë që e hidhëron Allahun?!

‼️ Ibn Abbasi radijAllahu anhu kur e ka komentuar ajetin kuranor: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët…” Muminun, 1, thotë se një prej cilësive të tyre është se ata nuk dëshmojnë (të keqën, qoftë fjalë apo vepër) dhe nuk prezantojnë në festimin e festave të jobesimtarëve. E dalja për fishekzjarre, duke i shikuar dhe u kënaqur me to, është prezantim dhe dëshmim ndaj të keqes që ata janë duke e bërë.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva