Shfaqja e dashurisë ndërmjet bashkëshortëve

  • Muslimani në çdo çështje duhet të pasojë sunetin profetik. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ua ka shprehur dashurinë grave të tij e sidomos Aishes, të cilën e ka dashur më së shumti prej grave të tij. Këtë e ka shprehur në forma të ndryshme, si: me veprime, me fjalë. Si burrat ashtu dhe gratë, duhet të dinë se për një martesë të fortë, që të mos dobësohet e bie (e ndoshta dhe të shkojë në ndarje), duhet të shprehin dashuri ndaj njëri-tjetrit, mëshirë etj. Kështu lidhja forcohet. Allahu thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” Rum 21. Nëse këto dy gjëra nuk shfaqen dhe nuk punohet në këtë drejtim, atëherë martesa dobësohet pas një kohe. Por, martesa nuk do të bie në këtë nivel nëse të dy bashkëshortët punojnë për ta mbajtur gjallë dashurinë (me forma e metoda të ndryshme). Çdo formë dhe rrugë (e lejuar) që çon në shtimin e dashurisë dhe forcimin e lidhjes bashkëshortore duhet të veprohet nga bashkëshortët, e të mos tregohen neglizhentë apo mospërfillës. Nëse nuk mbahet kujdes në fillim ndaj kësaj, atëherë më vonë ka pasoja.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit