Shiko se si e fal namazin!

Sa më pak që i kushton rëndësi namazit dhe e neglizhon, nuk kujdesesh për të, i fal veç farzet, madje i fal shpejt, nuk lexon shumë Kuran, nuk qëndron gjatë në ruku e sexhde, apo nuk e fal në xhami kur e ke afër (kjo është për burrat), atëherë dije se feja jote dhe besimi yt është i dobët, dhe ke nevojë për përmirësim. Mos të flasim se shumica prej muslimanëve e falin namazin pa përqendrim. Merr tekbirin dhe në fund jep selamin, duke i pasur mëndët te puna apo te ndonjë gjë tjetër. Ky namaz nuk dëlirë nga veset e këqija (Allahu thotë: “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” Ankebut 45). Shumë njerëz thonë: “Unë bëj namaz por nuk po mund t’i lë të këqijat. Ku është problemi?” Problemi është te vetë personi, te namazi që e bën. Nëse e fal namazin siç na ka mësuar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, me përqendrim, atëherë patjetër se do të të ndalë prej veseve të këqija.  Dijetarët thonë: “Nëse nuk mund të ndalesh nga mëkatet që kanë të bëjnë me epshe, shikoje namazin tënd (si e bën)!” Allahu thotë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” Merjem 59. Nëse namazin nuk e fal siç duhet, atëherë ky është problemi se pse nuk po mundesh ta ndalësh veten nga mëkatet, epshet, sjelljet e veset të këqija. Nëse e humbet krejt, kjo është edhe më e rëndë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit