Si e këshilloni dikë që do të kapet pas dijes fetare?

Si e këshilloni dikë që do të kapet pas dijes fetare?

Së pari duhet të fillojë me librat e akides (besimit të drejtë), siç këshillojnë dijetarët.

Të nisë me librin “Tri parimet”, me shpjegim dhe komentim të dijetarëve.

Pastaj librin “Kitabu teuhid”, me shpjegim dhe komentim.

Pastaj “Largimi i dyshimeve”.

Pastaj “Akide uasitije”, “Akide tahauije” (po ashtu “Katër parimet”, “Gjashtë parimet”).

Tesfir (ai i Sadit, i ibn Kethirit,).

Librat që kanë të bëjnë me hadithet profetike (shpjegimet mbi librin “Dyzetë hadithet” etj.).

Sa më shumë që lexon është më mirë. Këto libra janë sa për fillimin që duhet ta ketë parasysh çdokush i cili dëshiron të marrë dije të saktë dhe të vendosë themelet/bazat e dijes.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit