Si është çështja e personit I cili ka falur të gjitha kohët e namazit kurse tash lë nga pritesa dhe e fal pa rregull. P.sh nje ditë veq sabahun apo vetëm akshamin. Më duhen mendime të dijetarëve dhe argumente rreth kësaj çështje.

Përgjigje: Kjo është një temë shumë e gjerë që të trajtohet këtu si përgjigje ndaj një pyetje. Sidoqoftë, dijetarët kanë ixhma'(konsensus) se ai që nuk e fal namazin e ka bërë mëkatin më të madh pas shirkut dhe kufrit.

⭕️Mosfalja e namazit është mëkat më i madh se zinaja (amoraliteti), vjedhja, marrja e kamatës, konsumimi i alkoolit,ngrënia e mishit të derrit, madje mëkat më i madh edhe se vrasja e tjetrit pa të drejtë…etj.

✏Për më tepër rreth argumenteve dhe fjalëve të dijetarëve në këtë temë, mund t’i referoheni librit të Ibnul Kajimit, Allahu e mëshiroftë: “Namazi dhe vendimi islam për personin që nuk e falë atë”.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit