Si falet dhe pastrohet i sëmuri?-2

Shkroi i varferi dhe nevojtari per Zotin e tij: Muhammed bin Salih el Uthejmin

Si falet i sëmuri?

1. I sëmuri obligohet që namazin farz ta falë ngritur në këmbë, qoftë duke qëndruar i kërrusur apo i mbështetur për muri apo për shkopi.

2. Nëse nuk mund të qëndroj në këmbë, atëherë falet ulur dhe është më mirë që në pozitën e kijamit dhe rukusë të qëndroj ulur këmbëkryq.

3. Nëse nuk mund të falet ulur, atëherë falet shtrirë në njërin krah i drejtuar kah kibleja, dhe është më mirë të qëndroj në krahun e djathtë. Nëse nuk mund të drejtohet kah kibleja, atëherë falet në atë drejtim që ka trupin dhe namazi i tij është i saktë nuk ka nevojë ta përsëris.

4. Nëse nuk mund të falet shtrirë në njërin krah, atëherë falet shtrirë në shpinë duke i shtrirë këmbët në drejtim të kibles, dhe është më e preferuar që kokën ta ngrej pak lart që të jetë e drejtuar kah kibleja. Nëse nuk mund që këmbët t’i shtrijë në drejtim të kibles, atëherë falet në atë drejtim që është shtrirë trupi i tij dhe namazi është i saktë, nuk ka nevojë ta përsëris.

5. I sëmuri ka obligim që në namazin e tij të bëjë rukunë dhe sexhden, dhe nëse nuk mund t’i bëjë këto, atëherë e kërrusë kokën duke bërë që në pozitën e sexhdes të jetë më tepër i kërrusur. Por nëse rukunë mund ta bëjë kurse sexhden jo, atëherë bënë rukunë e plotë kurse në sexhde kërruset pak. Nëse sexhden mund ta bëjë por rukunë jo, atëherë sexhden e bën të plotë kurse me rastin e rukusë kërruset.

6. Nëse nuk mund ta kërrusë kokën e tij në ruku dhe sexhde, atëherë bën shenjë me sy duke i mbyllur pak në rastin e rukusë, kurse në sexhde i mbyll më tepër. Ndërsa shenja me gisht, siq veprojnë disa, nuk është e drejtë dhe nuk di ndonjë argument nga Kurani, suneti apo fjalë të dijetarëve që tregonë për këtë.

7. Nëse nuk mund të kërrusë kokën e as të bëjë shenjë me sy, atëherë falet me zemër. Tekbirin, leximin në këmbë, rukun, sexhden dhe qëndrimin ulur e bën nijet me zemër, dhe çdokush shpërblehet për atë që e ka pas nijet.

8. I sëmuri ka obligim që çdo namaz ta falë në kohën e tij, dhe çdo veprim që është i obiguar në namaz e kryen sipas mundësive që ka. Nëse e ka veshtirë që cdo namaz ta falë në kohën e tij, atëherë bashkon namazin e drekës me të ikindisë dhe të akshamit me të jacisë, duke i bashkuar dy të parat në kohën e drekës ose ikindisë, kurse dy të fundit në kohën e akshamit ose jacisë varesisht se cila i vie më lehtë. Kurse namazi i sabahut nuk bashkohet me ndonjë namaz para apo
pas tij.

9. Nëse i sëmuri është duke u mjekuar jashtë vendit, atëherë namazet me katër rekate i shkurton në dy rekate, duke falur drekën, ikindinë dhe jacinë me nga dy rekate deri në kohën kur të kthehët në vendin e tij, qoftë nëse zgjatë qëndrimi jashtë vendit apo është i shkurtë.

Perktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit