Si i këshilloni ata fëmijë që presin gjithmonë shërbim prej nënës, i kërkojnë ujë, bukë etj., dhe nuk i shërbejnë asaj?

? Përgjigjje: Nëse janë fëmijë në moshën madhore, duhet pasur frikë Allahun dhe ta dinë se ata duhet t’i shërbejnë nënës, duke bërë vepra të mira ndaj saj dhe duke u munduar të arrijnë xhenetin me shërbimin ndaj saj. Ajo mjaftë është kujdesur për ta derisa janë rritur. E tash ata duhet të kujdesën për të. Shërbimi ndaj prindit ka shpërblim të madh tek Allahu.

? Ka raste që vetë prindi ka dëshirë t’i shërbejë fëmijës së tij. Kështu, shejkh bin Baz i është thënë nga një person se nëna ime ka dëshirë të ma bëj kafen dhe se kënaqet kur ma shërben atë, por nuk dua ta lë sepse dua që unë t’i shërbej asaj, dhe shejkhu i thotë se nëse kjo vepër e kënaq atë, atëherë lëre ta bëjë. Pra qëllimi është të arrihet kënaqësia e prindit. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindit dhe zemërimi i Allahut është në zemërimin e prindit.” Nëse i kënaq ata, e ke kënaqur Allahun e nëse i zemëron ata, e ke zemëruar Allahun.

? Këshilla ime për ata që kanë prindër, është që të mundohen që me çdo vepër (të mirë/lejuar) t’i kënaqin ata dhe të arrijnë kënaqësinë e Allahut me këtë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit