Këshillë për ata që mërziten për gjërat e kësaj bote !

Ai person që mërzitet dhe hidhërohet pse i ka ikur diçka nga kjo botë, ai nuk e ka njohur realitetin e kësaj bote. Realiteti i saj është se ai gjithmonë do të ketë sprova, do i ikë diçka që i pëlqen, nuk do e arrijë diçka të cilën e dëshiron. Ai gjithherë është në provim, se a po e kalon atë apo jo.

Ai që përpiqet të rehatohet në këtë botë, nuk e ka kuptuar realitetin e saj. Rehatia është në ahiret, kur besimtari vendoset në xhenet. E kanë pyetur selefin: “Kur është shpëtimi?”, ka thënë: “Kur e lë Urën e Siratit mbrapa shpine.” Deri atëherë gjithmonë je në frikë se a je i shpëtuar apo jo. Nëse nuk e kupton këtë botë në këtë mënyrë, atëherë ke dështuar.

E zakonisht ata që hidhërohen për gjërat e kësaj bote, ose e kanë besimin e dobët duke mos besuar siç duhet në Allahun e kaderin e Tij (se ajo që i ka ndodhur ka qenë e Caktuar nga Allahu të ndodhë ashtu, e nuk ka mundur të mos ndodhë), ose kanë pak dije për Allahun dhe realitetin e kësaj bote.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit