Si i këshilloni të rinjtë që shpeshherë ndjejnë monotoni?

cameron-stow-91861

Përgjigjje: Kjo vjen si pasojë e besimit të dobët, kur njeriu ndjen monotoni dhe jo vullnet për jetën. Nëse ai e adhuron dhe e përmend Allahun, nuk ka mundësi të ndjejë monotoni, por gjithmonë do të jetë aktiv dhe i fuqishëm për të vepruar, ngase ai e di se nuk është krijuar për të ndenjur, por për ta adhuruar Allahun e Madhërishëm. Sa më shumë që e adhuron Atë, aq më shumë i shtohet shpërblimi në ahiret. Ibn Kajjim rahimehullah ka thënë: “Sa është njeriu duke e përmendur Allahun, engjëjt e ndërtojnë/zbukurojnë xhenetin e tij (pallatet, shtëpitë). Kur ai ndalet nga kjo, ndalen edhe engjëjt. Kur ai fillon, fillojnë edhe engjëjt.” Kur njeriu e di këtë nuk ka mundësi të ketë monotoni, por shton sa më shumë prej adhurimeve dhe përmendjes së Allahut.

? Ai që ndjen monotoni, duhet të lexojë më shumë rreth Allahut, Cilësive të Tij, Madhështisë së Tij, ta kujtojë Atë sa më shpesh, t’i shtojë adhurimet ngase në adhurime është gjallëria. Kur njeriu e adhuron Allahun me përqendrim dhe ashtu siç duhet, e jo shkel e shko, kjo ia gjallëron zemrën. E pas kësaj nuk ka mundësi të ketë monotoni.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva