Të mbash hapur restorantin gjatë ditëve të Ramadanit dhe t’i shërbesh ushqim jomyslimanëve

Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua.

Pyetje:

E para: Kompania ku punojmë ka hapur restorantin e saj që e mban hapur gjatë ditëve të muajit të Ramadanit dhe i shërben ushqim punëtorëve jomyslimanë. Pasojat e këqija të këtij abuzimi, siç e thamë , i çon disa myslimanë të dobët ta prishin agjërimin e tyre dhe të ndajnë ushqimin me jo besimtarët. Kjo ndodhi vitin e fundit dhe Komisioni i virtyteve dhe ndalimit të veseve u lajmërua rreth një rasti që u arkivua kundër një myslimani i cili e prishi agjërimin e tij haptas në restorantin e sipërpërmendur gjatë Ramadanit pa ndonjë arsye të vlefshme.

E dyta : Punëtorët në atë restorant nuk janë të lejuar të falin namazin e drekës me xhemat në xhaminë aty pranë, sepse në atë kohë duhet tu shërbejnë drekën jomyslimanëve. Prandaj janë të zënë në përgatitjen e ushqimit në restorant për jomyslimanët.

E treta : Jemi tepër të ofenduar nga era e ushqimit që vjen nga restoranti, ndërkohë që falemi në xhaminë pranë (restorantit).

E katërta : Të gjithë kompanitë e SABK përveç sonës, u japin leje punëtorëve të tyre jo myslimanë të hanë drekë ne shtëpitë e tyre. Kompania jonë është e vetmja e cila e hap restorantin gjatë ditëve të muajit të Ramadanit.

E pesta : Sjellja e kompanisë tonë është thyerje e qartë e rregullave të Myslimanëve Allahu i ruajt ata, ata paralajmërojnë në mënyrë të qartë kundër këtij abuzimi nëpërmjet të gjitha formave në media.

E lusim Allahun (subhanehu ue teala) t’iu ndihmojë të gjeni një zgjidhje këtij problemi. Të paktën duam të ndihmojmë vëllezërit tanë myslimanë që punojnë në këtë restorant gjatë ditëve të Ramadanit, që t’i lejojnë të falin namazin e drekës në kohën e caktuar. Siç e kam shpjeguar më lart , në kohën e namazit të drekës ata janë të detyruar të përgatitin ushqimin për jomyslimanët dhe nuk mund të falin namazin.

Allahu ju udhëzoftë drejt asaj që është më e drejtë dhe asaj çfarë e kënaq Atë.

Përgjigje: Nuk lejohet të hapësh restorantin gjatë ditëve të Ramadanit dhe të përgatitësh ushqim për jo besimtarët. Kjo sepse duke vepruar kështu mund të çojë në rritje tolerime në harame të mëdha, siç është t’i ndihmosh ata duke bërë atë që Allahu (subhanehu ue teala) e ka ndaluar. Dihet mirë që myslimanët e kanë obligim që t’i thërrasin jo myslimanët t’i ndjekim bazat ashtu si dhe dispozitat dytësore të Sheriatit.

Pa dyshim agjërimi i Ramadanit është prej shtyllave të islamit. Fillimisht jomyslimanët inkurajohen të përqafojnë islamin pastaj të agjërojnë. Prandaj nuk lejohet për myslimanët të ndihmojnë jomyslimanët që të braktisin atë që Allahu në origjinë e ka bërë obligim për ta. Pastaj , nuk i lejohet një myslimani t’i shërbejnë jomyslimanëve në atë mënyrë që i sjell poshtërim atij , siç është shërbimi i ushqimit atyre.

Jomyslimanët që cilët jetojnë në vendet islame janë të detyruar të mos bëjnë asnjë veprim që thyen hapur rregullat islame dhe dëmton ndjenjat e myslimanëve.

Prandaj, ne shohim se restoranti i sipërpërmendur duhet mbyllur gjatë ditëve të Ramadanit.

Me Allahun qëndron suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Fetua nr. 17717. Pjesa nr. 9. Faqja nr. 36-37.
Kryetar i komisionit : Abdul-Aziz ibn Abdullah ibën Baz.
Anëtar : Bekr Ebu Zejd.
Anëtar : Abdul-Aziz Al El-Shejh.
Anëtar : Salih El-Feuzan.
Anëtar : Abdullah ibën Gudejan.
Përkthyer nga anglishtja.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Burimi: http://www.alifta.org/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&PageID=1
3188&PageNo=1&BookID=7

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva