U betova se s’do ta dërgoj filanin në një vend me makinë, por pastaj e dërgova duke e harruar betimin, me çfarë obligohem?

Nëse personi është betuar në Allahun, me zemër, me vetëdije të plotë, duke thënë: “Pasha Allahun, nuk do ta dërgoj filanin në atë vend” dhe pastaj e ka dërguar, atëherë ai e ka thyer betimin. Në këtë raste duhet bërë kefaret (shpagim):

-lirohet një rob (në kohën tonë kjo mundësi nuk është),

-nëse kjo nuk është e mundur, atëherë i ushqen ose i vesh 10 të varfër (ushqimi i tyre bëhet me ushqim mesatar, me atë që i ushqen familjen, pa e tepruar shumë, por as duke dhënë ushqim më të ligë sesa ushqimi që e ha me familjen),

-e nëse as për këtë nuk ka mundësi, atëherë i agjëron tri ditë.

E nëse personi është betuar pa zemër, pa vetëdije, por thjeshtë si shprehje e gjuhës siç e kanë shprehi të thonë: “uAllahi uAllahi”, atëherë nuk ka obligim asgjë.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.