Unaza e fejesës sipas fesë në cilën dorë vendoset?

? Përgjigjje: Unaza e fejesës sipas fesë nuk vendoset fare. Kjo është e ndaluar ngase është traditë e të krishterëve. Kur themi se është traditë e të krishterëve, për qëllim është se ky veprim është i ndërlidhur me fenë e tyre. Ata kanë një lloj besimi në këtë. Kur i ndërrojnë unazat para priftit, e bëjnë këtë me besimin se kjo martesë mes tyre nuk do të prishet ngase është bekuar prej priftit dhe përderisa unaza qëndron në gisht, ajo (martesa) nuk do të prishet.

➡️ Kjo është pjesë e fesë së tyre. Myslimani e ka të ndaluar t’i imitojë apo t’i përngjajë të tjerët në zakonet që kanë të bëjnë me fetë e tyre. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai që e imiton një popull, është prej tyre.” Ibn Tejmije thotë se më e pakta që e tregon ky hadith është se përngjasimi ndaj tyre në një prej adeteve/traditave të tyre fetare, është mëkat/haram i madh.

⚠️ Ka mundësi që njeriu të kalojë edhe në kufër/mosbesim, ngase pse njeriu i përngjan të tjerëve, kjo tregon se ai së pari i do ata me të brendshmen e tij (me zemër), e pastaj i pëlqen traditat e tyre; apo anasjelltas, nëse ai vazhdon në praktikimin e zakoneve të tyre, pas një kohe do fillojë të pëlqejë mënyrën e jetesës së tyre, pastaj dhe fenë e tyre, e më pas dhe do e pranojë atë dhe kështu kalon në kufër. Kemi raste të njerëzve të cilët nuk janë treguar të kujdesshëm në imitimin e këtyre traditave të jobesimtarëve dhe dikur kanë kaluar në fenë e tyre.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva