Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja

Të dy bashkëshortët duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, fillimisht mes njëri tjetrit, e pastaj edhe njerëzit e tjerë. Allahu subhanehu ue teala thotë:

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhennetin e Adnit. Por, kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore.”  [1]

[1] Surja Et-Teube, ajetet 71-72.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit