Vajzat janë ato që ta heqin mërzinë

  • Njeriu duhet të jetë i kënaqur me atë që Allahu ka caktuar për të. Nuk ka të keqe të dëshirojë të ketë fëmijë djem. Mirëpo nëse Allahu e furnizon me vajzë, atëherë duhet të jetë i kënaqur me këtë caktim. Nëse nuk është i kënaqur, e ka kundërshtuar caktimin e Allahut; e ka akuzuar Allahun se nuk ka qenë i drejtë në atë që ka caktuar, pra se ndaj tij ka qenë i padrejtë. Ky është rrezik i madh. Besimtari nuk lejohet të bie në këtë gjendje. Porse duhet të jetë i kënaqur me atë që Allahu ka caktuar për të. Ka raste që prindi ka dashur të ketë djalë dhe ky djalë është bërë i keq ndaj tij për dallim nga fëmijët e tjerë vajza. Njeriu nuk e di se ku është mirësia. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na ka treguar se vajzat janë shkak që njeriu të hyjë në xhenet. Ai thotë: “Atij që Allahu ia jep tri vajza, i edukon, i rritë dhe kujdeset për to, Allahu do ta fusë në xhenet.” I kanë thënë: “Po dy?” Ka thënë: “Edhe dy.” -Sikur ta pyesnim “Edhe një?”, do të thoshte “Edhe një“. Aq të rëndësishme janë ato e aq shpërblim ka njeriu nëse Allahu i jep vajzë. Po ashtu ka thënë: “Vajzat janë ato që ta heqin mërzinë”, d.m.th. i ka preferuar dhe lavdëruar më shumë sesa djemtë. Muslimanit nuk i ka hije dhe nuk duhet të posedojë një cilësi të njerëzve të xhahiljetit (kohës paraislame): urrejtjen ndaj vajzave. Përkundrazi, duhet t’i dihë, ngase edhe nëna që e ka rritur atë ka qenë vajza e dikujt. Njeriu nuk duhet të ketë mospëlqyeshmëri apo mospajtim ndaj kaderit të Allahut.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit