Vendimi islam për punësimin e gruas së martuar

www.alifta.com

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua

(Abdullah Ibën Ka’ud, Abdullah Ibën Gudejjan, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: Cili është vendimi islam për punësimin e gruas së martuar?

Përgjigja: Nuk i lejohet gruas të punojë në një vend ku ka përzierje me burra, qoftë e martuar apo e pamartuar, sepse Allahu (qoftë i Lavdëruar) ka krijuar burrat me një prirje (preferencë) ndaj grave dhe gratë ndaj burrave. Me ekzistimin e kësaj dobësie në ta, nëse ka përzierje do të rezultojë në fitne (joshje), që do të dërgojë në imoralitet, sepse vetë njeriu nxitet për në të keqe. Megjithatë, është e lejuar për një grua të punojë në një vend ku nuk ka përzierje me burra, nëse burri e saj e lejon atë të bëjë diçka të tillë.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhammed, familjen dhe shokët e tij!

Në gjuhën shqipe është përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit