Besim dhe njohja e Allahut
Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre.” (El-Maideh, 119). Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë: “Dita në të cilën ithtarëve të teuhidit u sjell dobi teuhidi i tyre.” Tefsir ibn Kethir.
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shirku dhe llojet e bidateve (shpikjeve) në fe janë të ngritura mbi gënjeshtra dhe shpifje.” Iktidau Es-Sirat El-Mustekim.
Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Edhe nëse të gjithë pjesëtarët e universit mblidhen kundër teje, nëse ti mbrohesh me Allahun, Ai të shpëton dhe të bën rrugëdalje.” El-Musara’ah.
Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Pa dyshim se teuhidi është eliksiri më madhështor; nëse një pikë e tij do të vihej mbi malet e mëkateve e gabimeve, do t’i shndërronte në vepra të mira.” Esbab Magfirati Edh-Dhunub.
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e realizonte teuhidin dhe ia mësonte atë ummetit të tij. Kur një njeri i tha: “Çfarë deshi Allahu dhe ti!”, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ia ktheu: “A po më bën të barabartë me Allahun?!” Mexhmu’u El-Fetaua.
Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Origjina e pastrimit të zemrave dhe shpirtrave është pikërisht teuhidi.” Igathetu El-Lehfan.
Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Adhurimi i idhujve dhe adhurimi i varreve, që të dyja janë adhurim ndaj shejtanit.” Sherh Fet’h El-Mexhid.
Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur besimi zë vend në zemër, e nxit njeriun të bëjë vepra të mira. Mirëpo, ndodh që vetëm vepra e jashtme të mos e nxis atë drejt përmirësimit të zemrës së tij. Andaj, ne duhet të kujdesemi për zemrat tona dhe për veprat e zemrave, besimet e drejtimet e tyre; ne duhet t’i përmirësojmë e t’i pastrojmë ato nga njollat e shirkut, të bidateve, të urrejtjes ndaj të tjerëve, zilisë, pastaj urrejtjes ndaj asaj që Allahu ia zbriti të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), urrejtjes ndaj sahabëve (radijAllahu anhum), si dhe gjëra tjera të kësaj natyre, prej të cilave zemra duhet të pastrohet.” Tefsiru xhuz’i Amme.
Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nëse njeriut i plotësohet teuhidi dhe sinqeriteti ndaj Allahut dhe ai i zbaton të gjitha kushtet e tij (teuhidit) me zemër, gjuhë e gjymtyrë, atëherë patjetër se atij do t’i falen mëkatet e kaluara.” Xhami’u El-U’lum.
Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Pa dyshim se, ruajtja e besimit është gjëja më rëndësishme dhe obligimi më madhështor.” Mexhmu’u El-Fetaua.
Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha shokut të vet Ebu Bekrit (radijAllahu anhu): “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” Andaj, kjo tregon se s’ka trishtim me Allahun.” Tarik El-Hixhratejn.
Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) thotë: “Njeriu nuk mban mendim të mirë për Allahun, veçse Ai ia jep atë që e dëshiron; kjo është kështu, sepse të gjitha të mirat janë në Dorën e Tij.” Ez-Zuhd, Ebu Davudi.
Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Besimi i njeriut shpërfaqet gjatë sprovimit; ai lutet shumë dhe prapë nuk sheh gjurmë të përgjigjes. Mirëpo, nuk i humbet shpresat, edhe nëse shkaqet për një gjë të tillë janë të forta.” Sajd El-Hatir.
Dijetari Hamud Et-Tuvejxherij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk sheh musliman të cilit Allahu ia ka ndriçuar zemrën me dritën e dijes fetare dhe të besimit, veçse ai sot i ngjanë atij që e mban gacën në grusht.” Gurbetu El-Islam.
I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Në ditën e Kiametit Allahu i Lartësuar do t’i thotë njeriut që është duke u dënuar me dënimin më të ulët: “Sikur të kishe çdo gjë që gjendet në Tokë, a do ta flijoje (për të shpëtuar prej dënimit)?” “Po” – thotë ai. Allahu i thotë: “Kam kërkuar prej teje diçka më të lehtë sesa kjo, duke qenë ti në kurrizin e Ademit: të mos më shoqërosh asgjë, mirëpo ti nuk pranove gjë tjetër veçse të më vësh shok.” Buhariu.
El-Kaul Es-Sedid: “Prej vlerave të teuhidit është se ithtarëve të tij u jepet udhëzim dhe siguri e plotë në këtë jetë e në tjetrën.” Sherh Kitabi Et-Teuhid.
Shejh Sulejman Er-Ruhajlij thotë: “Fuqia e ummetit islam nuk vjen nëpërmjet ilahive, por nëpërmjet teuhidit dhe kapjes pas sunetit.” Sherh Kitabi Et-Teuhid.
“Prej vlerave të teuhidit është se ai e liron njeriun nga robëria ndaj krijesave, nga lidhja për ta, nga frika prej tyre, nga shpresa në ta dhe nga kryerja e veprave për hir të tyre. Dhe pikërisht kjo është krenaria e vërtetë dhe nderi më i lartë.” El-Kaul Es-Sedid.
Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Besimi në kader (caktimin e Allahut) ndikon në burrërinë tënde, trimërinë tënde, bujarinë tënde dhe në bindjen tënde se do të goditesh vetëm nga ajo që ta shkruar Allahu.” Garetu El-Eshritah.
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e bën shprehi ta kundërshtojë fenë me anë të mendjes, në zemrën e tij nuk zë vend besimi.” Der’u Et-Te’arud, 1/187).
Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse e ke besimin (akiden) e fortë, shejtani do të frikohet prej teje. E nëse je i luhatshëm në besimin tënd, ndodh të frikohesh edhe prej hijes tënde.” Kam’u El-Mu’anid.
Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshitoftë) shkruan: “Përgëzimi më i madh për njeriun është suksesi që i jepet drejt besimit dhe veprave të mira.” Tefsir Es-Si’dij.
Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Shirku është ai që i fut njerëzit në gjendje të rënda, ndërsa teuhidi është ai që i shpëton prej tyre.” El-Feuaid.
Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush nuk beson në caktimin e Allahut, ai është zhveshur nga teuhidi dhe ka veshur xhyben e shirkut. Madje, nuk e ka besuar Allahun dhe nuk e ka njohur Atë.” Tarik El-Hixhratejn.
Nga Abdullah ibn Amr ibn El-As (radijAllahu anhuma) përcillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtet, besimi në zemrat tuaja hahet (shtjerrët), ashtu siç hahet rroba. Andaj, luteni Allahun t’ua përtërijë besimin në zemrat tuaja!” Hakimi, 1/4. “Es-Sahiha”.
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Bindja ndaj Allahut plotësohet në varësi të realizimit të teuhidit.” (El-Fetaua.
Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush e njeh Allahun, patjetër se do e dojë Atë. Ndërkaq, kush e do Atë, prej tij largohen retë e errëta dhe zemra i zbrazet nga brengat e pikëllimet, sepse me Allahun kurrë nuk ka pikëllim!” Tarik El-Hixhratejn.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku.
Përgatiti: A. O.