Bazat e ndërtimit të familjes së lumtur 1

Ndërtimi i familjes së lumtur

Martesa është një begati e madhe, mirëpo përmban përgjegjësi dhe për të njeriu do të ketë llogari tek Allahu.

Një familje e shëndetshme dhe e lumtur ndërtohet mbi baza të qëndrueshme, rrënjët e të cilave janë të ngulitura thellë në Kuran dhe sunet. Në këtë familje ka siguri, secili anëtarë ia plotëson të drejtën tjetrit, anëtarët e saj janë të lidhur fort me njëri-tjetrin, me zemra të afruara e të bashkuara, e në të kundërshtitë e mosmarrëveshjet janë të rralla etj.

Cilat janë këto baza të cilat familjes ia sigurojnë qetësinë dhe lumturinë? Ato të gjitha merren prej Kuranit e sunetit.

  1. Zgjedhja e gruas e cila është fetare, e kapur për feje.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Zgjidhe atë që është fetare! Të lumshin duart!” E njëjta vlen edhe për gruan, të zgjedhë për bashkëshort atë burrë që është i kapur për feje. Në një hadith tjetër përmenden disa gjëra mbi të cilat qëndron lumturia e njeriut në jetën e kësaj bote, dhe të parën përmend: “Gruaja e mirë, e devotshme”. Kur të dy bashkëshortët janë të udhëzuar dhe janë në rrugën e drejtë, atëherë prej kësaj do të burojë çdo mirësi, vlera të shumta, secili do t’ia plotësojë të drejtat tjetrit, jeta do të bëhet e mirë dhe e këndshme, zemrat e anëtarëve të familjes do të jenë të qeta, rehat. Një grua e tillë, është një thesar i çmuar i kësaj dunjaje. Allahu thotë në Kuran: “Gra të mira janë ato të bindurat (ndaj Allahut, e adhurojnë Atë, kryejnë obligimet dhe largohen nga ndalesat), që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu (ruajnë nderin kur nuk e kanë bashkëshortin afër dhe ruajnë pasurinë e gjërat e tjera që kanë të bëjnë me jetën private).” Nisa 34. E para gjë lidhet me të drejtat ndaj Allahut, ndërsa e dyta lidhet me të drejtat ndaj bashkëshortit.

 

Hoxhë Petrit Perçuku – Dersi “Ndërtimi i familjes së lumtur” – Transkriptim.

Madhësia e tekstit