Qëllimet dhe dobitë e studimit të biografisë së Profetit ﷺ – Fragmente nga jeta e Profetit ﷺ

  • Padyshim që kur personi e mëson dhe e studion biografinë e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) do ta njoh për së afërti mënyrën se si realizohen në rrafshin praktik dispozitat e Islamit, të cilat i përmbajnë ajetet e Kuranit dhe hadithet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në çdo sferë të jetës së tij.
  • Pasimi i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kërkon prej nesh që ne patjetër t’i njohim virtytet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ta njohim gjendjen e tij në të gjitha aspektet dhe sferat e ndryshme. Andaj kur personi i njeh virtytet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) njihet për së afërti me gjendjen e tij. Nga kjo rrjedhë që ky person pastaj do ta dojë, pasojë dhe do ta ndjekë atë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Dhe më këtë ai do ta arrijë dashurinë e Allahut, shpërblimin e Tij. Thotë Allahu në Kuran: “Ju në të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e keni shembullin më të përkryer, më të mrekullueshëm, më të mirë. Për këdo që shpreson në Allahun (në shpërblimin e Tij) dhe ditën e Fundit dhe që përmend Allahu shumë.”
  • Pasimi i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ndjekja e gjurmëve të tij është argument se robi e do Zotin e vet dhe është argument se ai do ta arrijë pastaj dhe dashurinë e Allahut. Lidhur me këtë Allahu thotë: “Thuaj: O (Muhammed) nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua në mënyrë që t’ju dojë juve Allahu dhe tua fal gjynahet, sepse Allahu është që fal shumë dhe është shumë i mëshirshëm.”
  • Njeriu kur e studion biografinë e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) do të njihet edhe me mrekullitë, të cilat ia kishte dhënë Allahu. Dobia e kësaj është vërtetë madhështore, sepse kjo ta forcon besimin, ta forcon bindjen dhe ta shton imanin në Allahun.
  • Kur njeriu studion biografinë e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) aty do të gjejë këshilla të shumta, urtësi të mëdha, mësime për të gjitha shtresat e njerëzve.
  • Njerëzit në sirën/biografinë e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) gjejnë ngushëllim për të gjitha llojet e sprovave me të cilat ata përballen në jetën e kësaj bote, e në veçanti njerëzit të cilët thërrasin drejt Allahut.
  • Vërtetë tek sira/biografia e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është shembulli më i lartë që na e pasqyron njeriun më të përkryer, më të plotë nga të gjitha aspektet e që është Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
  • Pastaj mësojmë se mrekullitë që ia kishte dhënë Allahu Pejgamberit të tij nuk mund të kuptohen siç duhet veçse kur ne i njohim ngjarjet të cilat kanë ndodhur në kohën e tij dhe si rezultat i tyre pastaj i ka quar Allahu këto mrekulli tek ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
  • Gjithashtu edhe shkenca e cila njihet me emrin En-Nasih dhe El-Mensuh, shkenca e cila studion ajetet anuluese të disa dispozitave fetare dhe ajetet të cilat janë anuluar e abroguar, nuk kemi mundësi të njihemi dhe ta kuptojmë ashtu siç duhet, veçse duke i studiuar ngjarjet që kanë ndodhur në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
  • Po ashtu njeriu kur e studion dhe e lexon sirën/biografinë e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) gjen atë që i ndihmon ta kuptoj Kuranin dhe sunetin profetik.
  • Gjithashtu do të merr njohuri të sakta lidhur me shkenca të ndryshme Islame siç është akidja, jurispodenca, morali, tefsiri, hadithi, politika e saktë fetare, edukimi, po ashtu edhe gjëra tjera që kanë të bëjnë me lidhjet shoqërore mes myslimanëve.
  • Prej dobive tjera të studimit të sirës është se ne njoftohemi me shkaqet për të cilat kanë zbritur ajete të caktuara të Kuranit. Po ashtu rrethana e ngjarje të ndryshme ku Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i ka thënë hadithet e veta, apo fjalët që i kanë thënë sahabët/ shokët e tij (radiAllahu anhum). Gjërat të cilat nuk dihen veçse kur ne e mësojmë sirën dhe biografinë e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
  • Kur ne e studiojmë sirën njihemi për së afërti edhe me fazat nëpër të cilat ka kaluar daveti Islam. Mësojmë lidhur me sprovat me cilat është përballur Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij. Problemet me të cilat ata janë përballur në mënyrë që ta ngritin sa më lartë fjalën e Allahut. Pastaj dobia e kësaj është se ne e dimë si t’i trajtojmë problemet e ngjashme nëse na shfaqen ato neve dhe dimë pastaj si t’i zgjidhim ato, me lejen e Allahut.

 

Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit