Dhikri i tretë pas namazit farz

𝗗𝗛𝗜𝗞𝗥𝗜 𝗣𝗔𝗦 𝗡𝗔𝗠𝗔𝗭𝗜𝗧 𝗙𝗔𝗥𝗭

Dhikri i tretë

Transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem pas selamit thoshte:

لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ، وَلَهُ الْحَمدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ. لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَلَا نَعْبُدُ إِلَّا إِيَّاهُ، لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الكَافِرُونَ.

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një e i Vetëm dhe nuk ka ortak. Atij i përket pushteti absolut dhe lavdërimi (falënderimi). Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Nuk ka ndryshim dhe fuqi pa ndihmën e Allahut.1 Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, ne nuk e adhurojmë askënd tjetër përveç Tij.2 Të gjitha begatitë dhe mirësitë vijnë prej Allahut. Atij i përket lavdërimi më i bukur. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Vetëm Atij i përket adhurimi dhe bindja e sinqertë,3 edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët.4

Sqarime:
1. Njeriu është krijesë e dobët, ai nuk mund të kujdeset as për veten e tij pa e ndihmuar Allahu, madje as për gjërat më të vogla, po ashtu nuk mund të ketë sukses përveç nëse do Allahu. Ai nuk mund të ndryshojë gjendje nëse Allahu nuk e ndihmon dhe nuk ia lehtëson çështjet. La hawle we la kuwwete il-la bil-lah është thesar prej thesareve të xhenetit (hadith).
2. Ai është i Vetmi të Cilin duhet ta adhurojmë, andaj duhet të lidhemi vetëm për Atë. Nuk lejohet t’i adhurojmë krijesat (se me këtë bëjmë shirk), as të lidhemi për to dhe as t’i bëjmë adhurimet për hir të tyre.
3. Ndërsa, jobesimtarët adhurojnë dikë tjetër së bashku me Allahun apo përveç Allahut.
4. Ne muslimanët duhet të jemi krenarë me fenë tonë, me besimin tonë, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët.

Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit