A është e ndaluar nëse një vëlla musliman gjatë Ramazanit del të pijë kafe në një lokal ku ka edhe alkool? Pas iftarit, natyrisht.

Përgjigje: Dalja në këto vende, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, është e ndaluar.

?Pra, përderisa aty shitet dhe shërbehet alkooli, muslimanit i ndalohet të ulet aty, edhe nëse në tavolinën e tij nuk shërbehet alkool. Dhe kjo është e ndaluar si në Ramazan si jashtë tij, por në Ramazan ka mundësi që mëkati të jetë më i madh.