A është e vërtetë se medhhebi i Ehlu Sunetit thërret në te’uil (interpretim) të cilësive të Allahut?

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Pyetje: Kemi dëgjuar nga disa dijetarë se Ehlu Suneti i bëjnë te’uil (interpretojnë) disa ajete të Kuranit. (Spikeri i radios): “Ndoshta ka për qëllim cilësitë e Allahut”. A është e vërtetë se medhhebi i tyre është te’uili, apo s’kanë përpara vetes ndonjë mundësi tjetër (veçse të bëjnë te’uil)?

Përgjigje: Ajo çfarë është e saktë dhe që njëkohësisht është përcjellë nga dijetarët e Ehlu Sunetit dhe Xhematit është se në ajetet apo hadithet që flasin rreth cilësive të Allahut nuk ka te’uil. Përkundrazi, Xhehmitë dhe Mu’tezilitë janë ata që i (keq) interpretojnë ato. Gjithashtu, edhe Esh’aritë kanë te’uil në disa prej cilësive të Allahut. Ndërsa Ehlu Suneti dhe Xhemati, të cilët njihen me akiden e tyre të pastër, nuk bëjnë te’uil, porse ajetet dhe hadithet që flasin për cilësitë e Allahut i lejnë ashtu siç kanë ardhur, pa i shtrembëruar, pa i mohuar, pa pyetur si janë ato (pa u dhënë mënyrë) dhe pa u dhënë shembull. Të gjitha ato si: el-istiua (ngritja dhe qëndrimi i Allahut mbi Arsh), këmba e Allahut, dora, gishtat, qeshja, kënaqësia dhe zemërimi Tij i lejnë ashtu siç kanë ardhur, duke besuar se ato janë të vërteta dhe cilësi të Zotit tonë të Madhërishëm, të cilat duhet t’i pohohen ashtu siç i takon madhështisë së Tij, pa i shtrembëruar, pa i mohuar, pa pyetur si janë ato (pa u dhënë mënyrë) dhe pa u dhënë shembull. Disa njerëz e interpretojnë të qeshurit (e Allahut) si kënaqësi apo dashurinë dhe mëshirën (e Tij) si shpërblim për dikë apo u japin kuptime tjera. Me të gjitha këto nuk pajtohen Ehlu Suneti dhe Xhemati. Përkundrazi është detyrë që ato të lihen ashtu siç kanë ardhur, të besohet se janë të vërteta dhe se Allahu do me një dashuri të vërtetë, e cila i shkon për shtat madhërisë së Tij dhe të cilës nuk i ngjason dashuria e krijesave. Zoti ynë kënaqet, zemërohet dhe urren me cilësi të vërteta, me të cilat cilësohet ashtu siç i takon madhërisë së Tij dhe në të cilat askush nga krijesat nuk i ngjason. Ashtu siç thotë më i Larti: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura, 11). Po ashtu Allahu qesh ashtu siç i takon madhështisë së Tij dhe në cilësitë e Tij nuk i ngjason askujt prej krijesave. Kështu është edhe me istiua-në e Tij (ngritjen dhe qëndrimin e Tij) mbi Arsh (fronin hyjnor); Ai u ngrit dhe qëndron mbi të ashtu siç i takon madhërisë së Tij.

Pa dyshim se këto pyetje është më mirë t’u drejtohen me shkrim dijetarëve, në mënyrë që t’u jepet përgjigje e përshtatshme dhe në formë të zgjeruar. Mirëpo, s’ka gjë të keqe që për shkak të dobisë së përgjithshme, t’i përmendim shkurtimisht në këtë program dhe të themi se: te’uili nuk lejohet, por ajetet dhe hadithet që flasin për cilësitë e Allahut duhet të lihen ashtu siç kanë ardhur, së bashku me besimin se ato janë të vërteta dhe cilësi të Allahut ashtu siç i takojnë Atij. Gjithashtu nuk lejohet edhe tefuidi. Imam Ahmedi për mufeuuidat ka thënë: “Ata janë më të këqij se xhehmitë”. Tefuid është kur dikush thotë: “Allahu e di se çfarë është kuptimi i tyre (cilësive)”. Jo, kuptimi i tyre është i njohur tek dijetarët. Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) tha: “Istiua-ja është e ditur, ndërkaq mënyra e saj është e panjohur (për ne).” Kështu ka ardhur nga Ummu Seleme, Rebia’tu bin AbduRrahman dhe nga dijetarët e tjerë. Ehlu Suneti e dinë kuptimin e kënaqësisë (së Allahut), zemërimit, dashurisë, istiua-së, qeshjes dhe e dinë se ato janë kuptime që ndryshojnë nga njëra-tjetra. Kështu, qeshja nuk është kënaqësia; kënaqësia nuk është zemërimi; zemërimi nuk është dashuria; dëgjimi nuk është shikimi. Të gjitha janë të ditura, mirëpo ato nuk u ngjasojnë cilësive të krijesave. Zoti ynë i patëmeta thotë: “Andaj, mos krahasoni asnjë me Allahun!” (En-Nahl, 74). Dhe: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura, 11). Gjithashtu thotë: “Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas, 4).

Kjo është e vërteta në të cilën qëndrojnë Ehlu Suneti, me në krye shokët e Profetit (sallAllahu alejhi ue sel-lem) dhe pasuesit e tyre në të mira. Ndërsa kushdo që bën te’uil, ai e ka kundërshtuar Ehlu Sunetin në pohimin e njërës apo më shumë prej cilësive të Allahut.

“Fetaua Nurun ala ed-derb”

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva