A është gjë e ndaluar leximi i horoskopit për ta ditur se çfarë po thotë?

A është gjë e ndaluar leximi i horoskopit për ta ditur se çfarë po thotë?

Kjo gjë është e ndaluar. Ai që e bën këtë, nuk i pranohet namazi 40 ditë, qoftë nëse e lexon horoskopin në gazeta, në web faqe etj. Kjo është ngjashëm sikur të shkosh te fallxhori e të shikosh se çfarë po thotë për ty. Pejgamberi salAllahu alrjhi ue selem ka thënë se nëse i beson ke mohuar atë që i është zbritur Muhamedit salAllahu alrjhi ue selem, ke bërë kufër, e nëse e lexon vetëm për interesim se çfarë po thotë nuk të pranohet namazi 40 ditë. Besimtari duhet të ketë kujdes dhe duhet që t’i urrejë me zemër këto gjëra. Askush përveç Allahut nuk e di të ardhmen. Kur njeriu ka këtë bindje, këtë besim, atëherë ai e urren çdokënd i cili pretendon se e di të ardhmen, e urren dhe atë që shkruan horoskopin. Nuk ka mundësi që një besimtari, i cili beson Allahun, madhështinë e Tij, Dijen e Tij dhe se Ai e di të ardhmen, t’i shkojë në mendje të lexojë se çfarë po thotë horoskopi. Nëse do ta bënte, kjo tregon për besimin e tij të dobët dhe se nuk e ka frikë Allahun me frikë të denjë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit