A është më mirë për një grua të dalë në xhami për taravi apo t’i falë në shtëpi?

A është më mirë për një grua të dalë në xhami për taravi apo t’i falë në shtëpi?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Gruaja, shpërblimin më të madh e ka nëse falet në shtëpi. Kështu ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ue selem. Namazi i saj në shtëpi, është më i vlefshëm se në xhami. Kjo është për namazin farz, dhe e njëjta vlen dhe për teravitë. Andaj, më mirë është që ajo të falet në shtëpi.

Mirëpo, nëse do që t’i falë në xhami, atëherë bën. Dhe në këtë rast burri nuk bën ta ndalojë, përveç rastit kur xhamia nuk ka vend, gjatë hyrjes dhe daljes ka përzierje të gjinive, atëherë në këtë rast nuk bën që gruaja të shkojë në atë xhami.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit