A është obligim të thuhet para selamit duaja për mbrojtjen nga katër gjërat?

A është obligim të thuhet para selamit duaja për mbrojtjen nga katër gjërat?

Thënia e duasë që thuhet para selamit në namaz në të cilën kërkohet mbrojtje tek Allahu nga katër gjëra (Lutja: “O Allah! Më ruaj nga dënimi i varrit! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit! Më ruaj nga sprovat gjatë jetës e pas vdekjes! Më ruaj nga sherri i sprovës së Mesihut Dexhal!”*- thuhet arabisht) është sunet, e nuk është obligim. Shejkh Albani ka mendim se ajo është obligim, mirëpo dijetarët e tjerë thonë se është sunet, dhe in shaa Allah ky është mendimi më i saktë, ngase kur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka mësuar personin që është falur keq për obligimet e namazit (se si ta falë namazin), këtë dua nuk e ka përmendur. Nëse do ishte obligim, ai salAllahu alejhi ue selem do t’ia mësonte që ta thoshte edhe këtë dua në fund të namazit (pas salavatit).

*اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، وَمِنْ عَذَابِ جَهَنَّمَ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ، وَمِنْ شَرِّ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.