A është sevap të agjërohet çdoherë e hëna dhe e enjtja?

Përgjigjje: Kjo është prej sunetit dhe njeriu ka shpërblim të madh nëse e agjëron të hënën dhe të enjten vazhdimisht.

? Për të hënën i Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “E hëna është dita në të cilën kam lindur.” Ajo është dhe dita në të cilën i ka zbritur shpallja. Andaj është mirë që kjo ditë të agjërohet.

? Kjo është mënyra se si pasuesit e sunetit e kremtojnë ditën e lindjes së të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem, këtë mirësi e dhunti prej Allahut, pra përmes agjërimit (me vepra të mira), e jo me bidate, me festim e kremtim duke bërë mevlude. Ata çdo të hëne e agjërojnë si falënderim Allahut që e ka krijuar Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem dhe që i ka zbritur shpallja, përmes së cilës jemi udhëzuar.

? Gjithashtu ka hadithe të tjera në të cilat tregohet se të hënën dhe të enjten i shfaqen Allahut veprat e robërve të Tij dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “Andaj dëshiroj që veprat e mia t’i shfaqen Allahut duke qenë unë agjërueshëm.”

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva