A i lejohet burrit t’i japë premtim Allahut se nuk do ta prekë gruan e tij gjatë Ramazanit?

A i lejohet burrit t’i japë premtim Allahut se nuk do ta prekë gruan e tij gjatë Ramazanit?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Së pari, këto zotime janë të urryera në Islam. Madje, disa dijetarë thonë se janë të ndaluara, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka ndaluar betimin në formë të tillë, duke thënë “nuk do ta bëj atë e këtë”, për gjëra të cilat i ka të lejuara prej Allahut.

Allahu thotë: “Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja.” Bekare, 187. Andaj, nuk bën që besimtari të zotohet apo betohet në Allahun që t’ia ndalojë vetes diçka që ia ka lejuar Allahu gjatë Ramazanit. Kjo është e urryer.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit