A konsiderohet përgojim (gibet) përmendja e të metave të të tjerëve në veten time?

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Fetaua Nurun Ala Ed-Derb

Pyetje: Është bërë pjesë e karakterit tim që shpeshherë të flas kur jam vetëm dhe nuk po mundem ta braktis atë. A konsiderohet përgojim (gibet) në qoftë se kur jam vetëm e përmendi ndonjë njeri me atë që ai e urren. (D.m.th.) nuk e përmendi atë kur jam me dikë tjetër, por vetëm mes meje dhe vetes sime?

Përgjigje: Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Gibeti (përgojimi) është përmendja e vëllait tënd me atë që ai e urren.”

Pra, ajo çfarë dukshëm kuptohet nga kjo fjalë e Profetit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) është përgjithësimi dhe se sa herë që ti e përmend vëllanë tënd me gjëra që ai i urren, pavarësisht se a je vetëm apo me të tjerët, e tëra kjo është gibet.

Andaj, këshilla ime drejtuar teje është që të ruhesh nga një gjë e tillë dhe që të mësohesh me heshtjen kur je vetëm, përveç në përmendjen e Allahut të Madhërishëm. Mos u merr me njerëzit, por përmende Zotin tënd. Angazhohu me diç nga përmendja e Allahut: subhanAll-llah, elhamdulil-lah, la ilahe il-lAll-llah, Allahu ekber. Lëri të qetë njerëzit, sepse ke boll me çka merresh si: përmendja e Allahut, kërkimi i faljes nga Ai dhe lutja drejtuar Atij.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit