A konsiderohet prej besimit në shenja ogurzeza apo prej pesimizmit, thënia e ndokujt: sot nuk pata fat, apo fati im nuk ishte i mirë?

  • Post category:Akide
A konsiderohet prej besimit në shenja ogurzeza apo prej pesimizmit, thënia e ndokujt: sot nuk pata fat, apo fati im nuk ishte i mirë?

 

Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajt, përgjigjet:

‘Në këtë thënie nuk ka besim në shenja ogurzeza e as pesimizëm, sepse fati ekziston. Allahu i Madhërishëm thotë: “Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një hise (fat) të madh.” (Fussilet, 35).

Fati në këtë ajet domethënë hise. Prandaj, hisja dhe ajo që i është kader (paracaktuar) në këtë ditë është fat i madh apo fat i mirë. Kur ai thotë ‘sot nuk kam fat’, ka për qëllim se sot nuk kam hise të mirë. Apo kur thotë ‘sot fati im nuk është i mirë’, ka për qëllim hisja ime apo ajo që më është paracaktuar nuk është e mirë. Kështu që, nuk asgjë të keqe në këtë thënie, sepse fati nganjëherë është në pajtueshmëri me atë që robi e dëshiron, e nganjëherë nuk është ashtu.’

Përktheu: Lulzim Perçuku, nëpërmjet: www.sahab.net