A lejohet falja pas hoxhës i cili namazin e teravisë e falë katër nga katër rekate, e jo dy nga dy?

ramazan

A lejohet falja pas hoxhës i cili namazin e teravisë e falë katër nga katër rekate, e jo dy nga dy?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Kjo lejohet, nuk ka të keqe përderisa kjo është medhheb i tij. Medhhebi i hanefive  e lejon faljen e namazit nafile katër nga katër rekate. Dijetarët thonë se nëse xhemati ka një mendim tjetër që e kundërshton mendimin e imamit, namazi i xhematit është i saktë, përderisa imami e ka atë mendim medhheb të tij, shembull: nëse ai ka mendimin se kush ha mish të devesë nuk i prishet abdesi (që është mendimi i shumicës së dijetarëve), e ndërsa xhemati ka mendimin se prishet abdesi, dhe imamin e sheh duke ngrënë mish të devesë, atyre u lejohet të falen pas tij dhe namazi tyre është i saktë sepse ai ka bindjen se ai mendim është i vërteti.

Njashtu dhe në këtë rast, nëse imami thotë se lejohet falja e teravive duke u fal katër nga katër rekate, e ndërsa xhemati thotë se nuk lejohet (siç është mendimi i disa dijetarëve që nëse nafilet falen nga katër rekate nuk pranohen), atëherë në këtë rast përderisa ata janë duke u falur pas tij, nuk prish punë të falen katër nga katër.

Njashtu, bën të falesh pas atij imami i cili e fal namazin e vitrit me dy ulje dhe një selam sepse ky është medhhebi i tij, medhhebi hanefi. Hanefitë e lejojnë faljen e vitrit në këtë formë. Edhe nëse xhemati ka mendimin se nuk bën të falet në këtë formë, përderisa është duke u falur pas një imami që ka këtë mendim, s’prish punë (të falë vitrin në këtë formë).

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva