A lejohet prishja e agjërimit kur personi është afër alivanosjes?

ramazan

A lejohet prishja e agjërimit kur personi është afër alivanosjes?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Kur personi sheh se është dobësuar shumë dhe është afër alivanosjes, atëherë i lejohet prishja e agjërimit. Ka ndodhur në kohën e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem që një sahabi ka qenë duke agjëruar dhe është alivanosur, atëherë ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë: Allahu nuk ju ngarkon përtej mundësisë (suaj).” Nëse njeriu është i dobët ose ka ndonjë problem me shëndet dhe kur agjëron vjen deri në këtë gjendje, i lejohet ta prishë agjërimin. Pastaj e bën atë ditë kompensim pas Ramazanit.

Edhe puna e rëndë hyn këtu, mirëpo ajo nuk është arsye që personi të mos e fillojë agjërimin fare, duke thënë “e kam punën e rëndë dhe nuk po agjëroj”. Sikurse i këtilli, gjendja e të cilit është përmendur në këtë pyetje, ashtu dhe ai që ka punën e rëndë, duhet ta fillojnë ditën agjërueshëm. E nëse gjatë ditës nuk mund ta përballojnë agjërimin, duke qenë në rrezik shëndeti i tyre apo duke qenë para alivanosjes, atëherë u lejohet ta prishin agjërimin. Puna si punë nuk është arsye për prishjen e Ramazanit. Atë nuk e ka përmendur Allahu (si arsye të mosagjërimit). Myslimanët gjithmonë kanë punuar dhe kanë agjëruar.

As studenti nuk hyn tek ata që u lejohet mosagjërimi i Ramazanit. Ai mund të mësojë natën për provime e të flejë ditën, nëse e pengon agjërimi, apo të mësojë pas sabahut (se është ende i fortë pas ngrënies së syfyrit) dhe të flejë gjatë ditës (namazet duhet t’i falë gjithsesi). Nuk është arsye provimi për prishjen e agjërimit.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva